LAJMI I FUNDIT:

Infermierja amerikane filmoi luftën me coronavirusin që e humbi pas 24 ditëve

Infermierja amerikane filmoi luftën me coronavirusin që e humbi pas 24 ditëve

Një infermiere nga New Jersey e cila humbi jetën nga coronavirusi, i kishte kaluar tri javët e fundit të jetës duke filmuar betejën për jetë në një video rrëqethëse.

Në video shihet se si nga rritja e temperaturës i tërë trupi i saj pushtohet nga një plogështi e paparë, më pas mbetet pa oksigjen duke përfunduar në spital, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje të gjithëve, kam temperaturë të lartë që assesi nuk po mundem ta zbresë, por po pushoj në shtrat. Nuk dua të shkojë në spital”, dëgjohet duke thënë në fillim të videos Pamela Orlando, 65-vjeçe.

Videoja është filmuar në fund të marsit, por së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale. Ishin ditët kur iu shfaqën simptomat e para dhe duket relativisht e shëndoshë, e bindur se do të arrijë ta mund virusin në shtëpi.

Por të nesërmen fytyra e saj mori ngjyrë të verdhë, e sjelljet ishin më ndryshe siç edhe thotë para kamerës: “a po dukem si mos me keq”.

“Dhimbjet në shpinë, temperatura assesi nuk do të bie, por edhe nëse ndodh – do të vazhdojë të ndihem keq”, thotë Orlando derisa ishte ende në shtëpi.

Të nesërmen kjo infermiere filmoi vete duke qëndruar shtrirë në spital duke marrë oksigjeno-terapi.

“Dita e tretë e virusit, kam dëgjuar që dita më e vështirë është e nënta, jam e lumtur që jam mirë”, tha ajo duke shpresuar që gjendja shëndetësore do t’i përmirësohej.

Megjithatë në ditën e katërt, videoja shfaq tonin e saj të zërit paksa më ndryshe derisa filmon veten në 3 të mëngjesit e shtrirë në shtratin e dhomës së spitalit.

“Oh zot, kjo nuk është shaka, jam shumë keq”, dëgjohet ajo duke thënë.

E në pamjet tjera shfaqet edhe më keq duke u ankuar. Gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej nga çasti në çast derisa në një moment nuk e di ditën.

“Nuk po e di as cila ditë është, po ndihem shumë keq. Jam aq keq sa që nuk jam e sigurtë nëse do t’ia dalë. Të lus zot, më ndihmo”, lutet ajo.

Pasojnë pamjet ku ajo nuk e flet as edhe një fjalë, përveç se vetëm filmon dhe shihet në oksigjeno-terapi.

“Mendoj se është e shtunë, ora 21:15. Sot nuk është ditë e mirë. Nuk po mund as të lëviz e mos të flasë për frymëmarrje. Lutuni që të jem më mirë”, thotë ajo.

Pamjet tjera e shfaqin Orlando duke u kollitur edhe pse kishte maskën me oksigjen në fytyrë, duke i lutur ata që e shikojnë që të luten për të.

“Vazhdoj të jem shumë keq”, thotë ajo.

Orlando ka vdekur më 16 prill, 24 ditë pas ishte diagnostifikuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori