LAJMI I FUNDIT:

Infermieria heroinë përqafon djalin e saj dyvjeçar, pas 11 javësh larg

Infermieria heroinë përqafon djalin e saj dyvjeçar, pas 11 javësh larg
Foto: South West News Service

Ky është një moment shumë emocionues, kur një infermiere ishte në gjendje të mbajë djalin e saj dy vjeçar për herë të parë pasi u detyrua të ndahej prej tij për 11 javë.

I vogli George Cole rrezaton lumturi ndërsa përqafon nënën e tij, infermieren Charlotte për herë të parë në gati tre muaj.


Foto: South West News Service

Dy-vjeçari kishte qëndruar te gjyshërit për ta mbajtur të sigurt nga coronavirusi gjatë karantinës.

Charlotte dhe burri i saj Daniel, të dy 30 vjeç, morën vendimin e ashpër pas një rasti të konfirmuar me COVID-19 në një nga shtatë shtëpitë e kujdesit që ajo mbikëqyr.

Gjatë bllokimit, çifti mund të shihte djalin vetëm përmes një dritareje.

Foto: South West News Service

Në fotot e dhimbshme shihet Charlotte gjatë muajit maj, teksa vendosi dorën mbi xham, duke parë djalin e saj.

Çifti duhej të shpërqendrohej kur George ishte larg, kështu që ata kishin pikturuar gardhe, garazh, deri sa përfundimisht i mbaruan gjërat për të bërë.

Foto: South West News Service

Njëmbëdhjetë javë më vonë, familja është përsëri së bashku në Kirkham, Lancs. /Telegrafi/