LAJMI I FUNDIT:

Infermierët paralajmërojnë bojkot të punës nëse nuk reagon Qeveria në plotësimin e kërkesave të tyre

Infermierët paralajmërojnë bojkot të punës nëse nuk reagon Qeveria në plotësimin e kërkesave të tyre

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka paralajmëruar bojkot të punës nga mantel bardhet.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai është drejtuar kryeministrit, Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, që të reagojnë ndaj sistemit shëndetësorë, ose në të kundërtën do të ketë ndalje të punës.

“Infermierët janë lodhur nga injorimi dhe injorantët, por tani, infermierët përmes organizimeve të tyre dhe zërit kushtetues e ligjor, direkt do të ju dëshmojnë me fakte se pas 24 orëve të bojkotit të punës duke u siguruar për shërbimet minimale sipas ligjit, do të tregojmë fuqinë dhe potencialin tonë profesional brenda sistemit shëndetësor në Kosovë e që nuk i morët parasysh paralajmërimet më të sinqerta dhe më humane që ju bëmë tash e tre muaj”, thotë ai.


“Ju dëgjuat ata që për 20 vite e kanë shkatërruar shëndetësinë, tani do të bindeni ju dhe ata që ju mësuan, se ju kanë mashtruar edhe ju kanë vendosur në pikën më të rëndë dhe më kulmuese.

Tani po ju paralajmëroj, jo për ndonjë kërcenim, e as shantazh ,por që ka ardhur kohë me ju thënë mjaft më nuk mundet askush më, të shkel mbi dinjitetin ,djersën dhe profesionin tonë human, pavarësisht kush mund të jetë sot ose nesër!

Ashtu siç i përqafuam politikat amerikane, ashtu i kemi përqafuar organizimet sindikale, amerikane”, ka shkruar Havolli, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori