LAJMI I FUNDIT:

Infermierët mund të shfrytëzojnë Platformën Digjitale

Infermierët mund të shfrytëzojnë Platformën Digjitale

Oda e infermierëve të Kosovës, ka katër muaj që ka vënë në dispozicion Platformën Digjitale, përmes së cilës çdo infermier mund të aplikojë online për licencim, pagesa dhe çdo shërbim të duhur.

Mirëpo, shumica e anëtarëve të kësaj Ode, si stafit dhe vet infermierët nuk janë të informuar për këtë shërbim.


E ky mosinformin po shkakton tollovi në Odën e Infermierëve, ku çdo ditë kërkojnë shërbime dhjetëra infermierë nga i tërë vendi për shërbime që mund t’i marrin nga vendi ku jetojnë dhe veprojnë.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, në një interviste për EkonomiaOnline, bën thirrje që të shfrytëzohet Platforma Digjitale, në mënyrë që të mos krijohen pritje, por edhe vonesa e maltretime të vet infermierëve dhe personelit.

“Jemi në fazën më të mirë të mundshme sa i përket platformës digjitale e cila e mundëson secili infermier, mami dhe personel shëndetësor që mos të vijë nga, Prizreni, Dragashi, nga gjithë Kosova. Platforma digjitale mundem me thënë është bërë qe 3-4 muaj veç funksionale, mirëpo problemet i kem prapë të njëjta, duhet të angazhojmë gjithë stafin e Odës, vijnë ndoshta me 40 veta dhe duhet me prit në rend secili administrator dhe IT ju ndihmon secilit veç e veç në mënyrë që të kryejnë punë”, thotë ai.

Ndërsa, Besian Hajrizi, IT në Odën e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka sqaruar mënyrën e aplikimit online për të gjithë ata që aplikojnë për të marr shërbimet në këtë institucion.

“Kusht për të kryer këto shërbime është anëtarësimi, për të aplikuar për anëtarësim është linku app.oik-ks.org,  apo përmes ëebfaqës tonë ku mundë të gjendet lidhja me platformë për Plotësimin e të dhënave, anëtarësimin dhe kyçjen në platformën online”, thotë ai.

Hajrizi shpjegon se lidhja me platformë përmes plotësimit të të dhënave është për të gjithë ata të cilët  janë anëtarë të OIK-ut dhe gjenden në databazën e tyre.

Thotë se përmes numrit personal të letërnjoftimit mund të identifikohen dhe të plotësojnë të dhënat të cilat janë të pa plotësuara dhe të pranojnë kartelën e anëtarësisë, e-mail dhe fjalëkalimin për të hyrë në profilin e tyre ku mund t’i përfundojnë shërbimet që ofron platforma.

“Për t’u anëtarësuar mundë të përdoret lidhja Anëtarësohu dhe ti plotësojnë të dhënat që kërkohen, dokumentet e nevojshme janë Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës në dy anët, ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se 6 muaj dhe diploma e noterizuar, të gjitha këto dokumente duhet të jenë të skanuara në format PDF”, thotë ai.

Platforma online ofron shërbime të aplikimit për anëtarësim, licencim, rilicencim, aplikimit për akreditim të programeve për edukim të vazhdueshëm profesional, fondin e solidaritetit dhe shërbime të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori