Tolaj thotë se masat e qeverisë janë më shumë politike se shëndetësore.
Infektologu Ilir Tolaj thotë se politika ka përgjegjësi për rritjen e rasteve me coronavirus, por sipas tij edhe gastronomët nuk qëndrojnë larg në këtë drejtim.
“Ne jemi dëshmitarë se nga ora 5:00-21:00 asnjë prej lokaleve të gastronomisë nuk iu është përmbajtur masave anti-Covid. Nuk ka ndonjë dallim mes kafeve të mbushura plotë me fushatat zgjedhore që janë realizuar më parë”, deklaroi Tolaj në “Debat Plus”.
Tolaj megjithatë thotë se një mbyllje e tillë në këtë moment ka qenë e panevojshme.
“Në tre katër ditët e fundit kemi rënie të vazhdueshme të infeksioneve. Mendoj që autoritetet shëndetësore është dashur të presin edhe disa ditë. Nëse trendi do të ishte në rënie nuk do të kishte pasur nevojë për këso masa. Nëse trendi do të kishte treguar rritje të serishme, koha për të marrë masa të tilla nuk është kurrë vonë”.
Infektologu thotë se është dëshmuar se masat e tilla mund të kenë efekt vetëm për shtatë ditë e jo më shumë.
“Studimet po tregojnë se mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë. Përtej kësaj kohe efektet janë të dëmshme në shumë sfera të jetës ndërsa në pandemi këto efekte janë shumë të kufizuara. Situata në Kosovë nuk është e tillë për të imponuar masa çfarë janë shpallur gjatë ditës së djeshme”.
Tolaj thotë se shteti ka kapacitete për të përballuar 500 infektime në ditë duke pasur parasysh së janë 800 të hospitalizuar.
Infektologu thotë se masat e ndërmarra janë bërë pa ndonjë analizë profesionale e politike.
“11 ditë të mbylljes nuk i sigurojnë kësaj qeverie se do të mund të sigurojë vaksinat që do të mund ta bëjnë ndryshimin”.
Ai thotë se vendimi është më shumë politik se shëndetësorë.
“Ky vendim ia mundëson menaxhmentit të SHSKUK-së një relaksim që nuk e kanë merituar pasi ata në vend se të mobilizohen vetëm kanë vajtuar se nuk kanë kapacitete”, deklaroi ndër të tjera Ilir Tolaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën