LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Krasniqi: Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri javësh

Infektologu Krasniqi: Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri javësh

Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se situata me coronavirusin në Kosovë nuk bën të nënvleftësohet por pjesa dërmuese e të prekurve do të kalojnë pa pasoja.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se duke marrë parasysh zhvillimin e virusin në Kina apo Itali, në Kosovë piku i epidemisë pritet të jetë pas dy apo tre javësh.

“Por pa marrë parasysh numrin e të sëmurëve, mbi 80 për qind e të prekurve do ta kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta deri të ato më të moderuara ndërsa një numër fare i vogël mund të përfundojnë me fatalitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se situata nuk mund të nënvleftësohet pasi sipas tij është paralajmëruar qysh nga janari është paralajmëruar se edhe ën Kosovë do të vijë sëmundja.

Krasniqi thotë se deri më tani nga rastet në vende të ndryshme të botës ndër 1,000 mijë persona të prekur vetëm 4 persona kanë gjasa të vdesin.

“Edhe këta 4 duhet të plotësojnë kushtin që të kenë ndonjë sëmundje tjetër kronike”.

Infektologu thotë se edhe në Itali mbi 98% e të vdekurve kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçare.

“Nuk po tregojmë statistikat për të frikësuar të moshuarit pasi janë pjesë e rëndësishme e jonë, por e bëjmë për të pasur kujdes që të mos infektohen”, deklaroi ndër të tjera Valbon Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori