LAJMI I FUNDIT:

Infektimi i fëmijëve me coronavirus, drejtoresha e Pediatrisë tregon simptomat

Infektimi i fëmijëve me coronavirus, drejtoresha e Pediatrisë tregon simptomat

Në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan 1 mijë e 765 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 90 përqind e të infektuarve janë të prekur nga varianti Delta i COVID-19.


Varianti Delta i COVID-19, përhapet më shpejtësi më të madhe se sa varianti alfa, e po ashtu nga ky variant në Kosovë janë prekur një numër i konsiderueshëm i fëmijëve.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci në një deklaratë për Telegrafin, tha se aktualisht në klinikë kanë tre fëmijë të prekur nga COVID-19.

“Për momentin kemi vetëm tri raste, katër kanë qenë por njëri është lëshu në shtëpi, në gjendje stabile, tre prej tyre janë në gjendje stabile pa oksigjenoterapi. Kemi pasur raste ambulatore, por që nuk ka nevojë të trajtohen në klinikë, pra pa komplikime. Dje, kemi pasur mbi 75 vizita, 53 në ambulanca specialistike. Kurse deri tani, 103 fëmijë kanë qenë të hospitalizuar”, deklaroi ajo.

Grajçevci tha se fëmijët e hospitalizuar janë të moshave të ndryshme.

“Mosha të ndryshme, prej 28 ditësh deri në moshën 18 vjeçare. Fëmijët kanë ardhur me simptoma të vjelljes, bark-qitjes, temperaturë dhe probleme mushkërive”, potencoi ajo.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, kërkoi nga prindërit që të jenë të kujdesshëm rreth ushqyerjes së fëmijëve.

“Prindërit të kenë kujdes rreth ushqyerjes së fëmijëve, mos të ushqehen në vende jo të sigurta, me qenë ushqimi i pastër, higjiena e duarve, pastrimi i fëmijëve, të gjitha këto ndikojnë në viroza, Tash është koha e sezonës e verës, që ka edhe virozë sezonale”, u shpreh ajo.

Ndryshe, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e masave kundër coronavirusit, të cilat pritet të miratohen sot në mbledhjen e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori