LAJMI I FUNDIT:

Infektimi me COVID-19, mosha dhe pesha e Donald Trump mund të shkaktojnë komplikime te ai – paralajmëron një mjek

Infektimi me COVID-19, mosha dhe pesha e Donald Trump mund të shkaktojnë komplikime te ai – paralajmëron një mjek

Mjekët kanë paralajmëruar që presidenti amerikan, Donald Trump, ka faktorë të shumtë që e vendosin atë në rrezik të komplikimeve nga COVID-19, përfshirë moshën e tij dhe mbipeshën.

Kështu shkruan mediumi prestigjioz britanik The Guardian, i cili kujton se 74-vjeçari të premten njoftoi në Twitter se ai dhe gruaja e tij, Melania Trump, të dy ishin testuar pozitivë për virusin.


Dhe sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një studim i botuar në mars në revistën mjekësore, The Lancet, zbuloi se ndërsa niveli i përgjithshëm i vdekjeve për njerëzit me COVID-19 ishte 1.4%, kjo u rrit në 8.6% për njerëzit në 70-tat e tyre.

Studimi u bazua në të dhëna nga Kina.

Dr Barry Dixon, një mjek i kujdesit intensiv në spitalin St Vincent në Melburn, tha se rreziku i Trump do të rritet nëse ai zhvillon pneumoni, e cila shoqërohet me një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19, veçanërisht në pacientët mbi 65 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kardiovaskulare ose gjendje që prekin enët e gjakut të trurit.

“Ai është në një rrezik shumë më të lartë të vdesë nëse zhvillon pneumoni të keqe”, tha Dixon.

“Ekzistojnë faktorë të tjerë të rrezikut dhe bashkë-sëmundje të tilla si nëse jeni një duhanpirës i fortë, keni diabet ose keni sëmundje të zemrës. Faktorët kryesorë të rrezikut për Trump për të cilin ne dimë janë mosha e tij dhe fakti që ai është mbipeshë dhe ata do të ishin faktorë me rrezik të lartë”.

Dixon ka thënë gjithashtu se simptomat e lehta në fillim nuk ishin tregues se dikush do të shmangte sëmundjen më të rëndë.

Ai tha se duhet të kalonte një javë kur njerëzit ose dukej se përmirësoheshin ose bien me shpejtësi.

“Ne kemi tendencë të shohim njerëz me simptoma shumë të lehta për javën e parë, kjo është tipike, dhe në javën e dytë zakonisht njerëzit ose zhvillojnë pneumoni ose jo”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori