LAJMI I FUNDIT:

Indiferenca si zgjidhje?

Parulla e kënduar nga serbët e maqedonasit “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” në kampionatin Evropian te hendbollit, po i përcjell shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Fillimisht u vranë dy shqiptarë nga një nëpunës i institucioneve maqedonase, të nesërmen një grup tifozësh duke u kthyer nga një ndeshje e basketbollit rrahën dy shqiptarë të tjerë, e këto ditë 15 nxënës u rrahën teksa prisnin autobusin për tu kthyer në shtëpi.

Athua kush duhet t`i mbrojë këta shqiptarë që përbëjnë “pakicën” më të madhe në Maqedoni?


Të drejtat e grupeve etnike në Evropë janë të garantuara në konventa ndërkombëtare nga Këshilli i Evropës: “Konventa për të drejtat e pakicave kombëtare” dhe “Karta rajonale për gjuhë minoritare dhe rajonale”, që u siguron atyre ekzistencën, promovim e identitetit, mbrojtjen nga diskriminimi dhe persekutimi, si dhe u garanton pjesëmarrjen në jetën politike. Po ashtu, ato mbrohen ligjërisht nga “Ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut” që është krijuar më qëllim për të nxitur e mbrojtur të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe atë të brendshëm.

Sipas marrëveshjes së Ohrit, shqiptarëve si “pakica” më e madhe etnike do t’i sigurohej përdorimi i gjuhës, e drejta e arsimimit, shprehja e identitetit si dhe mosdiskriminimi i tyre, gjë që do t’i fuqizonte ata.

Praktikisht, kjo marrëveshje as që nuk u zbatua. Diskriminimi i shqiptarëve ishte i pafund e pasqyrimi më i mirë janë edhe rastet e fundit. Pastaj, shprehja e lirë identitetit ka gjasë të çojë drejtë ndonjë dajaku të mundshëm, e deri te ekstremi tjetër: vrasja, e më vonë krejt kjo punë do të përcillej me daljen ndonjë pushtetari shqiptar në media duke arsyetuar (këto arsyetime janë më të rënda se vet vdekja) se kinse kemi të bëjmë me ndonjë mosmarrëveshje të natyrës “humane” dhe se nuk do të lejojmë që këto të prishin marrëdhëniet “brilante” e “vëllazërore” ndërmjet dy komuniteteve, e që në realitet ato as që ekzistojnë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë e kuptuan se pa shtet u rrezikohej ekzistenca, kështu që krijuan shtetin me qëllim të ruajtjes së identitetit. Shqiptarët që sot kanë dy “shtete”, le që nuk po munden të sigurojnë mbrojtje për shqiptarët në Maqedoni e rajon, por as mirëqenie për shqiptarët brenda “shteteve” të tyre.

Është e dukshme së Shqipëria e Kosova për shkak politikbërjës e udhëheqësve janë “shtete” të dobëta dhe jo të respektuara nga shumë shtete që me plot gojë na thonë se kemi miqësi me to.

Imanuel Kanti në “Metafizikën e Moralit” rreth servilitetit thotë se “nëse njeriu e bën veten krimb, le të mos çuditët kur shkelet nga tjerët”.

Udhëheqësit shqiptarë i kanë shndërruar jo vetëm qytetarët brenda “shteteve” të tyre në krimba, por gjithë shqiptarët në rajon, e kjo po ndodh në kohën kur ata po “na e fusin notën”, e të tjerët po “na e mësojnë kinezçen”.

Faji është padyshim tek shqiptarë që thirrën si përfaqësues në Maqedoni që nuk kanë bërë presion e as nuk e kanë shfrytëzuar pozitën për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët, por gjithashtu në këtë valle të fajit janë edhe pushteti nga Shqipëria dhe Kosova që indiferenca e tyre jo që është amorale por lë përshtypje se shqiptarët në Maqedoni nuk janë shqiptarë por janë nga Kongo ose Koreja e Veriut.

Nëse Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë indiferent në raport me ngjarjet në Maqedoni, atëherë seriozisht rrezikohet edhe paqja ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve atje. Për t’iu shmangur ndonjë shpërthimi të mundshëm të situatës, Qeveria shqiptare (si më e fuqishme se ajo e Kosovës) do të ishte më mirë që të reagonte fuqishëm duke treguar se solidarizohet dhe mbron popullin e vet, e pse jo të dal edhe me ndonjë kërkesë konkrete që garanton jodiskrimin për shqiptarët atje.

Pas këtij rasti, del në dritë nevoja që të krijohet një organ i veçantë i përbërë nga shqiptarë të Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë e Kosovës që do të merreshin enkas me garantimin e të drejtave shqiptare në Ballkan, pasi që ministritë e organet që duhet të merreshin me problemet përkatëse, si ne Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni duket se nuk kanë plan konkret veprimi në këso raste, e si zgjidhje e vetme iu ka mbetur indiferenca.

Këta udhëheqës duhet të kujtojnë se problemet zgjidhen vetëm duke u përballur me to, e jo duke iu shmangur a qëndruar indiferent, përndryshe rastet tjera do të jenë edhe më fatale.

Në trend

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Kalo në kategori