India bllokon TikTok-un dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze, qeveria indiane thotë se përbëjnë kërcënim për sigurinë
India të hënën bllokoi dhjetëra aplikacione kineze, duke përfshirë aplikacionin popullor TikTok, me qëllim të “ruajë sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike indiane”.
Në total, Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit renditi 59 aplikacione celularë për të cilat tha se përbënin një kërcënim për sigurinë, shkruan Business Insider.
Ministria tha se ka marrë “shumë ankesa” për aplikacione celularë të disponueshme në të dyja platformat iOS dhe Android që janë akuzuar për “vjedhje dhe transmetim të heshtur të të dhënave të përdoruesve në një mënyrë të paautorizuar në serverat që kanë vendndodhje jashtë Indisë”, transmeton Telegrafi.
“Përpilimi i këtyre të dhënave, është një çështje shqetësimi shumë i thellë dhe kërkohet një reagim i menjëhershme”, tha ministria.
Në fillim të këtij viti, disa agjenci qeveritare amerikane ndaluan TikTok për shqetësimet në lidhje me sigurinë në internet.
TikTok është një nga aplikacionet telefonike më të shkarkuar në botë dhe tashmë ka hyrë në më shumë se 150 tregje globale, me Indinë një nga rajonet e saj më aktive. Sipas Financial Times , aplikacioni pretendon të ketë 200 milionë përdorues në Indi, me rreth 120 milionë përdorues aktivë mujor.
Aplikacione të tjera kryesore kineze të ndaluara nga Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Indi përfshijnë WeChat, Weibo dhe QQ, një shërbim i mesazheve të menjëhershme në pronësi të gjigantit kinez të internetit Tencent. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi