LAJMI I FUNDIT:

India ‘arreston’ pëllumbin, dyshohet se ishte mjet spiunazhi nga Pakistani

India ‘arreston’ pëllumbin, dyshohet se ishte mjet spiunazhi nga Pakistani

Një pëllumb “spiun” pakistanez  vendoset prapa grilave në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akuza erdhi pasi Geeta Devi, një banore e regjionit Kathua në Kashmir – raportoi një zog i “ngjyrosur” në rozë,  i cili mbante një unazë të koduar në këmbë – pasi fluturoi të dielën në mbrëmje drejt për në shtëpinë e saj.

Lidhur me këtë rast Forca e Sigurisë Kufitare në Indi ia dorëzoi pëllumbin policisë, ndërkaq nisi edhe një hetim si “rast i dyshuar spiunazhi”.


“Pëllumbi, që dyshohet të jetë stërvitur në Pakistan për spiunazh, ka një unazë me numra dhe shkronja”, tha një burim policie për Time of India.

“Megjithëse nuk ka sistem monitorues për zogjtë që fluturojnë përtej kufijve ndërkombëtarë gjatë migrimit, një unazë e koduar është gjetur në trupin e pëllumbit, dhe kjo ngjallë dyshimin, pasi zogjtë e tjerë nuk kanë unaza të tilla”, ka shtuar ai.

Ndryshe midis Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar deri më tani katër luftëra dhe tensioni mes dy shteteve mbetet ende i lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori