LAJMI I FUNDIT:

“Independent”: Britania synon marrëveshje për emigrantët edhe me Kosovën

“Independent”: Britania synon marrëveshje për emigrantët edhe me Kosovën

Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Kështu raporton media britanike “Independent” duke pasqyruar pjesëmarrjen e kryeministrit Keir Starmer në samitin e Komunitetit Politik Europian në Hungari.

“Ky nuk është Bashkimi Europian, dhe asnjë nga këto tre vende nuk është (ende) anëtar i BE-së, kështu që ai anashkalon akuzat konservatore se po përpiqet të ‘përmbys Brexit’”, lexohet në shkrimin e medias në fjalë, që në thelb analizon kthimin e Donald Trump në presidencën amerikane.


Këto marrëveshje synojnë të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës për të goditur rrjetet kriminale të trafikimit, njoftoi qeveria britanike.

Nisma vjen përpara takimit të Komunitetit Politik Evropian, ku Starmer do të udhëheqë një diskutim mbi migracionin.

Kryeministri pritet të bëjë thirrje për veprime të koordinuara për të ulur numrin e viktimave në Kanalin Anglez për shkak të kalimeve të rrezikshme dhe të paligjshme me varka të vogla.

Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Interpolit në Glasgow, Starmer theksoi se kriminaliteti i organizuar lidhur me migracionin duhet të trajtohet me të njëjtën rëndësi si terrorizmi.

Ai paralajmëroi se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar do të jetë e mundur shkatërrimi i rrjeteve kriminale të trafikantëve që shfrytëzojnë migrantët.

Paketa e re prej 150 milion funtave, e shpallur të hënën, synon të ndalojë krizën e kalimeve ilegale, duke u bazuar në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me këtë, ministrja e Brendshme Yvette Cooper theksoi se bashkëpunimi me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë do të jetë vendimtar për të shpërbërë rrjetet kriminale dhe për të ndalur modelin e tyre të shfrytëzimit të njerëzve të pambrojtur për përfitime financiare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Lajme
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Lajme
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Lajme
Parlamenti Evropian debaton për sulmin terrorist në Zubin Potok, eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar

Parlamenti Evropian debaton për sulmin terrorist në Zubin Potok, eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar

Lajme
“Këtu më kini, si dikur, do të jem përgjithmonë”, letra rrëqethëse e prindërve të Martin Canit

“Këtu më kini, si dikur, do të jem përgjithmonë”, letra rrëqethëse e prindërve të Martin Canit

Lajme
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit

Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit

Siguri
Kalo në kategori