LAJMI I FUNDIT:

Incident në poliklinikën e Çairit, shkupjani sulmon mjekun dhe infermieren

Incident në poliklinikën e Çairit, shkupjani sulmon mjekun dhe infermieren
Foto: Ilustrim

Një mjek dhe një infermiere të punësuar në poliklinikën në Çair janë sulmuar fizikisht nga një shkupjan i cili e ka sjellë mbesën me ngërçe në stomak.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 kur E.S së bashku me vëllain e saj e ka dërguar mbesën në poliklinikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Deri në prishje të rendit dhe qetësisë publike ka ardhur pasi nga ana e një mjeku të repartit të fëmijëve u është thënë se me automjet të ndihmës së shpejtë fëmija duhet të dërgohet në Klinikën e Fëmijëve. Është kërkuar telefon nga ndihma urgjente mjekësore, por të njëjtit nuk janë paraqitur menjëherë në telefon, me ç’rast nga ana e mjekut të repartit të fëmijëve personat janë udhëzuar që të paraqiten personalisht në pikën e ndihmës urgjente mjekësore në kuadër të poliklinikës. Në atë moment, E.S. ka filluar të bërtasë dhe të godasë derën me ç’rast i është kërcënuar infermieres N.E. Pastaj ka dalë mjeku A.N. i cili është shtyrë, zvarritur dhe ka marrë kërcënime për jetë nga ana e E.S. në qoftë se diçka i ndodh fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga familjarë të fëmijës, E.S është larguar, ndërsa mjeku me personelin mjekësor e kanë transportuar fëmijën.

Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të ngjarjes kundër të denoncuarit do të pasojë kallëzim adekuat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori