LAJMI I FUNDIT:

Imran Khan betohet si kryeministri ri i Pakistanit (Foto)

Imran Khan betohet si kryeministri ri i Pakistanit (Foto)

Ish ylli i kriketit që është shndërruar në politikan, Imran Kahn e ka dhënë betimin si kryeministri ri i Pakistanit, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet gjatë muajit të kaluar me shumicë votash.

Khan siguroi 176 vota nga Asambleja Kombëtare, duke mposhtu kandidatin opozitar Shahbaz Sharif, partia e së cilit grumbulloi 96 vota, transmeton Telegrafi.

Gjatë betimit që dha në ditën kur pranoi postin, 65-vjeçari ishte i përlotur dhe shumë i ngurtë.


Pasi premtoi se do të ndalojë çdo politikan të korruptuar, ai tha se do të shkojë të jetojë në shtëpinë e tij në Islamabad, duke refuzuar të qëndrojnë në rezidencën luksoze kryeministrore.

“I premtoj Zotit, që secili që e ka ndotur këtë shtet, do ta paguajë. Nuk u ngjita nga krahët e ndonjë diktatori, e fitova me meritë, pas mundimeve 22 vjeçare” ka thënë mes tjerash Khan.

Opozitari Sharif dhe partia e tij, u munduan t’ia ndërprenë fjalimin, duke bërë thirrje kundër tij. Por, ai iu kundërpërgjigj se askush nuk do të mund ta kërcënojë, apo ta ndalë në rrugëtimin për një shtet më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori