LAJMI I FUNDIT:

“Importi i punëtorëve nuk është zgjidhje”, Deanovski: Pas një apo dy muajve edhe ata largohen në vendet e BE-së

“Importi i punëtorëve nuk është zgjidhje”, Deanovski: Pas një apo dy muajve edhe ata largohen në vendet e BE-së

Nuk ka pritshmëri të mëdha nga paralajmërimet e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi se mungesa e punëtorëve në Maqedoni do të mbulohet përmes importit të fuqisë punëtore nga vendet tjera. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të AOGJSH, Tërpe Deanoski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, thotë se kjo është vetëm ndihmesë për punëtorët nga Bangladeshi ose Pakistani që përmes vendit tonë të shkojnë në vendet e BE-së.

“Mendoj se për një muaj mundet, megjithatë kur do të vijnë ato punëtorë nga vendet e huaja, ngado që të vijnë, kishte një të dhënë se nga Bangladeshi, Pakistani, do të qëndrojnë në vendin tonë për një muaj më pas do tu hapet dera për të shkuar në vendet perëndimore ku gjithashtu ka nevojë të madhe për punëtorë si dhe ka paga më të larta. Është e trishtueshme të thuhet se edhe pse kemi paralajmëruar gjatë gjithë vitit të kaluar dhe disa vite më parë se kemi nevojë për punëtorë në çdo sektor, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, hotelerisë dhe turizmi, shteti flinte.”- tha Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës së punëtorëve të AOGJSH-së.

Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, gjatë kësaj jave deklaroi se shumë kompani ankohen se vështirë gjejnë fuqi punëtore dhe se mungesa është rreth 10 mijë punëtorë. Zgjidhjen, siç tha ai, e sheh në importimin e punëtorëve nga vendet ku paga mesatare është 200 euro.

“Sigurisht që largohen për paga më të larta mesatare, paga mesatare te ne arrin 550 euro, ndërsa paga për të cilën shkojnë të punojnë është 1100 euro, ndërsa vendet prej të cilave vijnë punëtorët e minierave si dhe të ndërtimtarisë marrin mesatare prej 200 eurove, kështu që është cikël natyror i lëvizjes së fuqisë punëtore për më mirë.”- tha Fatmir Bytyqi, Zv.Kryeministër për Çështje Ekonomike.

Qeveria tani për tani është në bisedime me Odat Ekonomike nga cilat sektore të sjellë punëtorë. Më të rrezikuarit janë ndërtimtaria, si dhe hoteleria dhe turizmi, sektorë nga të cilët shumica e punëtorëve tanë shkojnë jo vetëm si punëtorë sezonal, por edhe qëndrojnë në vendet e Bashkimit Evropian ku ka paga shumë më të larta dhe kushte më të mira pune.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori