LAJMI I FUNDIT:

Importi i barnave në Shqipëri shënon rekord, shkak plakja e popullsisë dhe shtimi i sëmundjeve

Importi i barnave në Shqipëri shënon rekord, shkak plakja e popullsisë dhe shtimi i sëmundjeve

Covid-19 është kthyer tashmë në një sëmundje të zakonshme, por përdorimi i medikamenteve për pasojat e shkaktuara nga ky virus nuk kanë shënuar rënie.

Importi i barnave dhe produkteve farmaceutike vijon me ritme të larta në vendin tonë teksa për 4 mujorin e parë të vitit, 2248 tonë barna janë importuar sipas Institutit të Statistikave, duke shënuar një rritje me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Farmacitë raportojnë se ende produktet farmaceutike që kurojnë sëmundjet postcovid janë më të kërkuarat.


Të ndalur 5 vitet e fundit, 4 mujori i parë i 2023 shënon dhe shifrat më të larta të barnave të importuara, krahasuar dhe me vitin 2021 ku për shkak të covid-19 kërkesa ishte e lartë.

Sipas farmacistëve grup moshat më të interesuara janë mbi 60 vjeç të cilat ende vuajnë pasojat postcovid, por dhe nënat e reja për virozat e fëmijëve.

Sipas farmacistes Nushi qytetarët kanë rritur interesin për më shumë produkte farmaceutike të tregjeve europiane, të cilat nëse futen në listën e barnave në Shqipëri mund të rrisin edhe më tej importet./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori