Implementimi i marketingut nga kompanitë vendore
(Gjithmonë duke u bazuar nga këndvështrimi im personal)
Në Kosovë marketingu si nocion deri më tani gjithmonë ka has në keqkuptime të ndryshme në masë të madhe si nga opinioni, mediat e po ashtu edhe nga ndërmarrjet në përgjithësi.
Duke marrë për bazë kuptimin e konceptit të marketingut personalisht mendoj se shumica e ndërmarrjeve të Kosovës nuk e kanë idenë e domethënës se fjalës marketing.
Kështu që, në shumicën e ndërmarrjeve mendoj që proceset e marketingut zhvillohen shumë me vonesë dhe marketingu gjen vend dhe shprehet vetëm të një numër shumë i vogël i këtyre ndërmarrjeve.
Ne këtë rast vlen të veçohet kompania IPKO,e cila kohëve të fundit ka një qasje në filozofinë e punës bazuar në konceptin marketingut, ku vërehet një hyrje dhe zhvillim i saj në treg pikërisht për shkak të asaj që ne e quajmë orientim në nevojat e klientit.
Shumica e ndërmarrjeve në Kosovë marketingun e kuptojnë dhe e shohin si reklamë ose publicitet,e që faktikisht këto dy terme janë vetëm disa elemente të vogla të marketingut.
Disa firma apo kompani tjera sa i përket marketingut angazhohen vetëm te shitja dhe kryesisht forcat i koncentrojnë në sektorin e shitjes duke u munduar që me forma të ndryshme të ndikojnë në rritjen e shitjes, pastaj disa ndërmarrje tjera koncentrohen vetëm me propagandë ekonomike nëpër media e shkruara dhe elektronike vendore duke menduar se gjithçka është përfunduar sa i përket procesit të marketingut, mirëpo një gjë e tillë nuk mjafton.
Sepse, nga praktika e vendeve të zhvilluara dhe nga literatura e ndryshme shumë mirë shpjegohet koncepti i marketingut pra duhet të mendohet dhe të hulumtohet, të identifikohen paraprakisht nevojat, dëshirat dhe kërkesat e tregut dhe të shoqërisë ne përgjithësi dhe pastaj të planifikohet procesi i prodhimit të produkteve dhe shërbimeve.
Me vet faktin se, në shumicën e kompanive kosovare departamentin e marketingut e udhëheq ndonjë menaxher i shitjes apo i financave, ose kontabilist, shumë lehtë mund të kuptohet edhe angazhimi i tyre për marketing në atë kompani.
Edhe në ato ndërmarrje ku departamentin e marketingut e udhëheq një menaxher i marketingut sigurisht që puna e tij nuk do te jetë ma shumë se ndonjë marrëveshje me mediumet për reklama ku do të publikohet produkti ose merret me kontratat për sponzorime të ndryshme, përgatitjet për promocion të shitjeve, përgatitjen e panaireve etj,duke e lënë anash krejt funksionet tjera të marketingut:kërkimet e tregut, marrëdhëniet me klientë, shërbimet e pas-shitjes e shumë të tjera, pra në njëfarë forme ende janë të orientuara nga shitja dhe as që interesohet për at se çfarë është interesi i konsumatorit apo çfarë janë nevojat apo dëshirat e konsumatorëve, e që në fakt pikërisht tregu është përcaktues për suksesin dhe veprimtarinë e ndërmarrjes, ende nuk kanë dëgjuar që në ekonominë e tregut konsumatori është mbret.
Një ndërmarrje duhet ta kuptoj se qëllimi i punës te tyre duhet të jetë konsumatori,dhe nga krejt kjo nuk është e rastësishme se shumë produkte të importuara nga shtetet fqinje shiten më shumë se produktet vendore bile me çmime shumë më të larta,pra oshtë konsumatori ai i fundit që bënë zgjedhjen.
Një element tjetër me rendësi që duhet ta marrim parasysh ndërmarrjet e Kosovës është edhe liberalizimi i tregut, marrëveshjet ndryshme për tregti të lirë, CEFTA dhe globalizimi në përgjithësi etj., të gjitha këto mundësojnë qasje të lirë të tregut, ku të gjitha shtetet fqinje janë prezent me produktet e tyre, konkurrenca duhet të përcillet dhe të krijohen strategji zhvillimi.
Sa i përket produkteve pa dashtë këtu të klasifikoj apo ti dalloj ato personalisht mendoj shumica e produkteve të prodhuara në Kosovë veçanërisht ato ushqimore ende nuk kanë arritur t’i plotësojnë ato standarde sa i përket kualitetit apo edhe elementeve tjera, që të jenë konkurrente në treg, dhe nuk di se si shumica e kompanive vendore synojnë tregun rajonal apo edhe at perëndimor kur në tregun vendor dominojmë kryesisht produktet e huaja.
Këtu lind pyetja pse produktet e vendore kanë problem shitjen dhe gjetjen e tregut? Mendoj se kjo gjendje është për shkak të shumë faktorëve:
- kualiteti i dobët i produkteve dhe shërbimeve
- çmimi i lartë në raport me kualitetin
- produktet e huaja shumë me kualitative
- shumëllojshmëri në zgjedhje nga brendet e huaja
- dhe krejt kulminacion i kësaj është edhe perceptimi nga ama e konsumatorëve (këtë më së miri e shpjegon edhe një nga ligjet e marketingut, që është ligji i perceptimit), dhe shumë karakteristika tjera që bëjnë hezitojnë konsumatorët sa i përket konsumit të këtyre produkteve.
Duhet që ndërmarrjet nëse mendojnë të penetrojnë në tregje të huaja së pari duhet të jenë konkurrente ne tregun vendor dhe të mendojnë me seriozisht për politikat zhvillimore të tyre, nuk mundesh të jesh i suksesshëm ne tregjet e huaja kur produktet së pari nuk t’i konsumon tregu vendor, dhe është e kotë të bëhen investime dhe shpenzime të panevojshme në këtë drejtim, pra duhet të zhvillojnë një marketing të mirëfilltë që është i orientuar nga tregu - pra ta kuptojnë që marketingu është gjenerator kryesor i suksesit të një ndërmarrje.
Pra këtu në Kosovë të gjithë sektorët e ekonomisë janë duke u zhvillu në ketë mënyrë që janë pa u planifikuar, d.m.th. është ekonomi komplet e paplanifikuar dhe kjo gjendje e pasqyron më së miri realitetin ekonomik në vend.
(Autori është student i Marketingut në studimet Master - UP)



































