LAJMI I FUNDIT:

Imeraj: Manastiri i Deçanit është ambasadë e Serbisë edhe e Rusisë në Kosovë

Imeraj: Manastiri i Deçanit është ambasadë e Serbisë edhe e Rusisë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj ka kërkuar nga Hoti të ketë kujdes që rruga Deçan-Plavë të mos hidhet në tavolinën e bisedimeve.

Imeraj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Hoti nuk duhet ta vendos në tavolinën e bisedimeve me Vuçiqin temën e Manastirit të Deçanit.

“Nëse vepron ndryshe ai do ta shkelë shumë rëndë jo vetëm Deçanin por tërë Kosovën. Kjo çështje nuk zgjidhet në Bruksel pasi është çështje e Kosovës…Nëse Hoti e vendos këtë temë në tavolinë, e ka lojën e humbur me Vuçiqin në këtë zonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit thotë se është pothuajse e pamundur të largohet KFOR-i nga Manastiri i Deçanit pasi sipas tij ajo luan rolin e ambasadës.

“Manastiri i Deçanit është jo vetëm ambasadë e Serbisë por edhe e Rusisë”.

Imeraj thotë se në afërsi të manastirit janë gjurmët historike të prejardhjes së tij që është i shqiptarëve.

“Manastiri prandaj nuk lejon jo vetëm rrugën por as gërmimet arkeologjike që ndodhen  në afërsi të tij”, tha ndër të tjera Shkodran Imeraj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori