LAJMI I FUNDIT:

Imazhi satelitor tregon kraterin masiv, pas sulmit të ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

Imazhi satelitor tregon kraterin masiv, pas sulmit të ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

Krateri masiv është gjëja e vetme që ka mbetur, pasi raketa ukrainase goditi objektin – që sipas zyrtarëve ukrainas po përdorej nga rusët si depo municioni.

Sulmi ndodhi në qytetin e okupuar Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit në Ukrainë, ku sipas imazhit satelitor nga Planet Labs mund të shihet krateri i krijuar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Imazhi satelitor është shkrepur sot sipas Planet Labs. E krahasimi i imazheve tjera të shkrepura nga Planet Labs një ditë më herët, shihen një sërë ndërtesash që janë shkatërruar apo dëmtuar pjesërisht.

Sistemi raketor amerikan HIMARS ka filluar të jap efekt, ukrainasit hedhin në erë edhe një depo municioni të ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Sistemi raketor amerikan HIMARS ka filluar të jap efekt, ukrainasit hedhin në erë edhe një depo municioni të ushtrisë ruse

Në anën tjetër autoritetet ukrainase kanë publikuar edhe pamjet e këtij sulmi me raketë, që po konsiderohet si sulmi më i madh i ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Aty shihet se si mbi qytetin Nova Kakhovka krijohet një top i madh i zjarrtë në qiell, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm mbi depon e municionit rus.

Presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky, një ditë më parë deklaroi se tërheqja e trupave ruse nga territori i Ukrainës, është një akt i pashmangshëm.

Gjithashtu ai bëri të ditur se ka hartuar me kabinetin e tij planin për aktivizimin e një milion ushtarëve, që përmes një aksioni ushtarak do t’i detyronte rusët të tërhiqen nga Ukraina. /Telegrafi/