LAJMI I FUNDIT:

Imami Kqiku: Mjekrën mund ta heqësh për një euro, e me dy euro mund t’i zgjasësh e shkurtosh pantallonat! (Video)

Imami Kqiku: Mjekrën mund ta heqësh për një euro, e me dy euro mund t’i zgjasësh e shkurtosh pantallonat! (Video)

Mervan Kqiku, imam në xhaminë e Busavatës të Kamenicës dje u bë temë e ditës, pas një kronike në të cilin ai trajtohet si imam që promovon islamin tradicional dhe që është kundër ekstremizmit fetar.

Imami 21-vjeçar dëgjohej duke thënë se mjekra dhe pantallonat e shkurtër nuk të bëjnë ma shumë mysliman. Madje, ai tha edhe disa fjalë për luftën e Sirisë.


Në një prononcim për Veriu.info, Kqiku thotë se fjalimi i tij 20-minutësh u shkurtua, duke iu nxjerrë deklarimet prej kontekstit. Ai tregon se ligjërata është nga libri “Kujdes nga ekstremizmi o djali im!” i autorit Dr. Halid Alij.
“Ligjërata e cila ishte e gjatë 20 minuta është shkurtuar… Unë para se me thënë se ‘Shyqyr Allah që Siria është luftë’ kam thënë se jam kundër çdo lufte dhe se zemra më dhemb, sepse luftën e kemi përjetuar edhe ne. Pra, kjo është arsyeja që unë nuk përkrahu asnjë luftë dhe nuk kam përkrahur shkuarjen e shqiptarëve atje. Kam thënë nëse është për me vdek si shehid, atëherë çliroi tokat e tua e jo tokat të cilat nuk ke përgjegjësi”, thotë imami Kqiku duke sqaruar se bërllok nuk i ka thënë Sirisë, po shqiptarëve që kanë shkuar të luftojnë atje. “Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka thënë ‘nëse ju kërkohet të luftoni nga pushtetarët atëherë dilni në luftë.

“Po ashtu kam thënë se muslimanllaku nuk është në mjekër e as në patolla, kjo pasi që Islami duhet të jetë në zemër, sepse mjekrën mundesh me një euro ta heqësh, ndërsa pantallonat me dy euro me i zgjat e me i shkurtu”, shtoi ai.

Imami 21-vjeçar: Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla! – http://telegra.fi/WrKGCF

Posted by Telegrafi.com on Friday, March 11, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori