Imami Drilon Gashi kishte nxitur shumë reagime kur kishte thënë se Kur’ani mund të lexohet dhe interpretohet në gjuhën shqipe, ndryshe nga shumë imamë të tjerë që thonë se ky libër i shenjtë duhet të lexohet vetëm në gjuhën arabe.
“Unë vet jam imam. Nuk kam bërë thirrje të falen në gjuhën shqipe, sepse unë vet falem në gjuhën arabe sepse unë e kuptoj kuptimin e gjuhës arabe”.
“Ajo që unë kam përmendur në rrjetet sociale është për kategorinë e atyre që nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe nuk janë në gjendje të lexojnë shkronjat arabe”.
“Mjeshtri i doktrinës që është dijetari Ebu Hanife [Abu Hanifa] para 1000 vjetësh ka guxuar ta hapë këtë tematikë. Mund ta përmend që ai e ka lejuar që besimtarët të falen në gjuhën joarabe”, tha Gashi në Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka treguar se pse e ka vënë në pah që falja e namazit mund të bëhet edhe në gjuhë të tjera, pos asaj arabe.
“Kam dashur të prek dy-tri aspekte. Aspekti i parë është guximi i këtij dijetari të madh të Islamit në atë kohë ta trajtojë këtë problematikë”.
“Unë e kam përmendur që sipas këtij dijetari kredibil për vendin ku jetojmë lejohet me u falë në gjuhën shqipe”.
“Ne e kemi obligim ta përkthejmë Islamin. Ne duhet të përkthejmë në gjuhën shqipe ligjëratat tona dhe namazin. Disa hoxhallarë vazhdojnë që gjysmën e fjalimeve të tyre t’i kenë në gjuhën arabe që është e papranueshme për vendin dhe kohën ku po jetojmë”.
“Unë nuk kam bërë thirrje me u falë në gjuhën shqipe, por ata që duan e kanë rrugën çel. Namazi është përjetim shpirtëror – është joga e myslimanit. Është çlirim nga depresioni, nervoza dhe stresi – është arritje dhe thithje e energjisë pozitive”.
“Sot namazi te shumica e besimtarëve është rit fetar i thjeshtë – namazi nuk ndikon pozitivisht dhe nuk shfaqet në punën dhe veprën e tyre”.
Imami Gashi ka thënë po ashtu se beson se në xhenet mund të shkojë edhe një person që nuk i përket besimit islam, por që e ndjekë të vërtetën.
“Unë jam një prej atyre që kam thënë që ka mundësi që edhe jomyslimani të hyjë në xhenet. Unë mendoj që çdo person që gjurmon të vërtetën, kërkon të vërtetën edhe nëse nuk arrin atë ai është nën mëshirën e Zotit”.
“Gjynahi më i madh është kur ti luan rolin e Zotit në tokën e tij. Esenca është që Islami dhe Kur’ani thotë që nëse ti kërkon të vërtetën dhe jeton konform të kësaj vërtete e ke xhenet në këtë dynja”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët