Imami i Bernës, Mustafa Memeti, është shembulli i një myslimani të devotshëm në Zvicër. Ai ligjëron në xhaminë e tri në tre gjuhë, shqip, gjermanisht dhe arabisht, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’. Ndërsa cilësohet si përfaqësuesi më i denjë i myslimanëve të moderuar.
“Unë shpesh nuk jam dakord me politikën e partisë SVP. Të flasësh pa dhënë zgjidhje të çështjeve, nuk është e drejtë”, është shprehur imami shqiptar, i cili flet në mënyrë të rrjedhshme gjuhën gjermane.
Por, imami edhe pajtohet me SVP-në kur është fjala për kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër.
“Kur është fjala për interesin nacional, SVP ka të drejtë në shumë gjëra. Edhe unë jam për përparësinë e vendorëve në punësim. Dhe, kam probleme me lirinë e lëvizjes. Zvicra është e vogël; ne duhet të kemi kontroll”. Po të rridhnin këto fjalë nga një Herr Müller ose Meier, nuk do ta befasonin askë. Por, Mustafa Memeti është shqiptar dhe imam, pra mysliman…”, shkruan më tutje aargauerzeitung.ch.
Ai ka një audiencë të madhe dhe jo vetëm myslimanët në Zvicër ndjekin ligjëratat e tij. Se është një mysliman modern dëshmon edhe fakti se ka folur kundër ferexhesë dhe se Lufta e Shenjtë nuk ka vend për diskutim te myslimanët e Zvicrës. Për këtë arsye ai është zgjedhur personi i vitit nga Sontagszeitung (2014).
Ai çdo ditë telefonon babanë e tij 88-vjeçar në Luginën e Preshevës. Edhe ai ka qenë imam. Pra, jeta e Mustafit ka kaluar pa alkool, mish derri dhe klube nate. Ai jeton prej 30 vitesh në Zvicër, pasi situata ekonomike dhe politike në ish-Jugosllavi sa vinte e bëhej më e rëndë.
“Falënderoj Zotin që mu mundësua ardhja në këtë vend”, shprehet ai.
Vajza e tij punon mësuese në rrethinën e Bernës dhe, sigurisht, nuk është e mbuluar. /albinfo.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën