LAJMI I FUNDIT:

iMac më të shpejtë

iMac më të shpejtë

Pas linjës së laptopëve MacBook Pro, së shpejti pritet edhe freskimi i harduerëve të modeleve të kompjuterëve të Apple, iMac.

Dizajni fizik nuk do të ketë ndryshime të mëdha, ndërsa sa i përket harduerit, priten procesorë të Intel, Sandy Bridge, si edhe linja e paraqitur së fundmi, Thunderbolt.

Për karakteristikat tjera, siç është zgjedhja e procesorëve grafikë, ende nuk ka informata.

Herën e fundit, Apple e freskoi linjën iMac në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa sipas burimeve, thuhet se prezantimi i freskimeve të reja do të fillojë në maj. /Telegrafi/