LAJMI I FUNDIT:

Illyrian TSX në Kosovë, vetura që po shkruan historinë në duart e sipërmarrësit shqiptar

Qëndrim Thaçi, një sipërmarrës shqiptar nga komuna e Drenasit që jeton dhe vepron në Itali, ka impresionuar të pranishmit me prezantimin e veturës së parë shqiptare të quajtur “Illyrian TSX”, e cila të dielën qëndroi për disa orë në hotel “Brezovica”, në Brezovicë.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm një arritje në fushën e automobilizmit, por edhe një krenari kombëtare për shqiptarët, duke shtuar në listën e prodhimeve dhe inovacioneve të vendit një emër tjetër në skenën botërore të makinave të performancës së lartë.


Thaçi në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer për lidhjen e hershme me botën e makinave, pas një incidenti të rastësishëm me një Ferrari 250 kur ishte i ri, e cila siç tha ai “ka nxitur dashurinë dhe interesin për automobilizmin”.

“Kur kam qenë i vogël, kemi emigruar në Itali. Kur kam luajtur futboll me italianët, e kam shutu topin dhe e kam rrok Ferrarin 250, me numër 07 në derë. Unë nuk e dija se çfarë makine ishte ajo. E rroka makinën pa e pa, e mora topin, edhe ky zotëria po e çelë xhamin dhe po më thotë mua ‘Ça ke rrokë?’, i thashë ‘një makinë’. E mandej më tha ‘ik largohu e shiko mirë çka ke rrokë’. Ai ka pas qëllim po ma merr mendja, për me ma ndezë atë farë ideje të makinës”, tregoi Thaçi.

“Illyrian TSX” u prezantua në hotel “Brezovica”, në Brezovicë

I pyetur se cili ishte reagimi i parë i italianëve kur panë modelin e veturës “Illyrian TSX”, ai tha: “Më pyetën ‘pse’. Thashë du me ba krenar popullin tim shqiptar ashtu siç ju ka bërë krenar Enzo Ferrari, që është i mbrojtur shtet… I kam 32 vjet e tash e po e ndjej fuqinë, se e pruna këtë punë n’dritë, mbi ujë. Edhe po e ndjejë fuqinë dhe sigurinë prej shqiptarisë time, që ma kanë dhënë atë energji sikur e ka ndjerë Enzo Ferrari në atë kohë. Tash e di pse ai më ka zgjedhë mu me më thanë shko ma larg, e shikoje, për mu dashuru në këtë sistem”, shpjegoi ai.

Illyrian TSX , sipas Thaçit, është një veturë e modeluar në vitin 2016 dhe është e veçantë për disa karakteristika të saj, si gjerësia dhe zbulimi në fushën e aerodinamikës që eliminojnë nevojën për fshirëse xhamash.

Ai po ashtu shpjegoi se ç’do të thotë “Illyrian TSX”.

“Illyrian shqip dhe TSX  është emër italian dhe është një falënderim. Falënderim italianëve që më kanë besu me çu këtë kryevepër, pasi unë e kam vizatu këtë makinë, e kam dizajnuar në 2016-ën dhe e kam modeluar. Kjo është makina më e gjanë në botë, ka dy metra gjerësi pa pasqyrë, 2.20 cm është me pasqyrë. Është një zbulim që kam bërë të aero dinamikës, pasi ajri hynë brenda, mbrapa nuk kemi nevojë më për një fshirëse xhamash, por me rregullore ne e qesim’, tregoi ai.

“Illyrian TSX” u prezantua në hotel “Brezovica”, në Brezovicë

Tutje Thaçi tha se deri më tani ka prodhuar tri modele të veturës.

Vlera e veturës është nga 1.2 milionë deri në 1.7 milionë euro, ndërsa sqaroi se fuqia e saj është nga 650 deri në 950 kuaj fuqi.

“Motori është 3.0 V6  Twin Turbo me dy gryka të ajrit”, tha ai duke shtuar se vetura është duke u testuar. “Testimi po shkon super, keni me u befasu”.

I pyetur se kur do ta shohim një veturë të tillë në rrugë, Thaçi tha se pritshmëritë janë që modeli “Illyrian TSX” të jetë i disponueshëm në fund të vitit.

“Deri në fund të vitit nëse Zoti don. Prej 31 tetorit është e planifikuar nga ne, me i dhanë çelësat klientit. Po, në qoftë se vonohet, vonohet.

Janë klientë të zgjedhur, prej meje dhe të kombësive të ndryshme. Ka të Amerikës, Dubai, tre – katër janë shqiptarë. Gjermani, Zvicër edhe një në Itali shtetas të Kosovës.

14 vetura janë porositur (shitur). Tani, çdo dy muaj ditë na ia dorëzojmë klientëve nga një makinë dhe kjo është rekord”, potencoi ai.

Sipas tij, secila veturë sjell më vete një ekskluzivitet dhe personalizim të theksuar, ku çdo ngjyrë është unike dhe e zgjedhur nga klienti.

“Ne nuk prodhojmë makinë me seri 1 mijë, dy mijë ose 2-300 copa në vit, po 27 copa në krejt botën. Çdo ngjyrë është e seleksionuar prej klientëve e që nuk mund të kopjohet. Këtë vit dy ose tri vetura i dorëzojmë më së shumti”.

“Illyrian TSX” u prezantua në hotel “Brezovica”, në Brezovicë

Fakti që ka shitur pasuritë e tij personale, duke përfshirë veturën Lexus, shtëpinë, etj, për të financuar projektin, ilustron pasionin dhe përkushtimin ndaj ëndrrës së tij.

“Më herët kam vozitë shumë vetura të shpejta. Edhe e kam një Lambo Uracan, po nuk dal kurrë me këtë. E kam pasur në Lexus IS, e kam shitur shkaku që për me nisë këtë projekt, me shpi e me krejt i kam shitë. Të gjitha. Pa bukë kam qenë. Kam punuar në tri punë. Tani e kam një BMW seri 7″, deklaroi Thaçi/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori