LAJMI I FUNDIT:

Doktor Ilir Osmani nga Sistina Oftalmologija tregon për trajtimin e kataraktës në sy

Doktor Ilir Osmani nga Sistina Oftalmologija tregon për trajtimin e kataraktës në sy

Çka është katarakta (perdja e syrit) dhe cilat janë risitë për trajtimin e saj? – Telegrafi Maqedoni ka bërë një intervistë me Dr.Ilir Osmani, oftalmokirurg në Sistina Oftalmologija, pjesë e Grupacionit Svjetlost.

Çka është katarakta?
Katarakta është një ndër sëmundjet më të shpeshta të syve tek më të moshuarit që vjen si proces i vjetërsisë së pjesë të brendshme të syrit (lensi) gjë që bije në humbjen e pamjes. Kur vjen tek mjegullimi i thjerrës së syrit vjen edhe humbja e shiqimit.


Cilat janë simptomet – si mund të njihet katarakta?
Simptomet e kataraktës manifestohen me turbullim, humbje të kontrastit dhe pengim të shiqimit para një drite të fuqishme. Mund të ndodh që njeriu me kataraktë të sheh dy figura kurse ndonjëherë ka edhe probleme edhe gjatë leximit, vozitjes dhe shiqimit të televizionit.

Në çfarë mënyre mund të trajtohet katarakta e syrit?
Mundësia e vetme për trajtim është me intervenim kirurgjik, me metodën e njohur nga e gjithë bota FAKO metoda. Gjatë intervenimit bëhet një seksion në sy dhe me ndihmën e ultrazërit hiqet thjerra natyrale. Menjëherë pas saj vendoset një thjerrë e re intraokulare. Bëhet fjalë për intervenim të shkurtë dhe të sigurtë që realizohet me anestezion lokal.

Çka janë thjerrat intraokulare?
Thjerrat intraokulare mund të jenë të disallojshme por ekzistojnë thjerra klasike monofokale. Këta thjerra kanë një fokus dhe pas operacionit ju mundësojnë që të shikoni mirë në fokus të largët pa syze. Për shikim afër duhet të mbahen syze. Ose në raste tjera, përdoren edhe thjerra cilindrike që ndihmojnë edhe në zgjidhjen e problemit me astigmatizmin.

Përveç thjerrave monofokale gjenerata më e re e thjerrave janë thjerrat trifokale, të cilat përveç shikimit të mirë për afër dhe larg, ato mundësojnë edhe shikim të mirë në distanca të mesme apo për persona që punojnë gjatë me kompjutor. Me këto thjerra ju mund të punoni, lexoni dhe të kujdeseni për veten, pa ndihmën e syzeve. Vozitja, leximi në telefon, puna me teknologji dhe puna nëpër shtëpi është më e lehtë me këto lloje të thjerrëzave.

Spitali i specializuar për sy “Sistina Oftalmologija” është institucioni i parë në rajon që ka ofruar trajtim diagnostifikues dhe kirurgjikal për të gjithë problemet me sytë.

Sistina Oftalmologija në web

Sistina Oftalmologija në Facebook

Sistina Oftalmologija në Instagram

Sistina Oftamologija mund të gjendet në adresën:
Skupi 5A, 1000 Shkup
Email kontakt: contact@sistinaoftalmologija.mk
Telefon: 389 2 30 97 000

Përveç qendrës në Shkup, Sistina Oftalmologija ka qendra edhe në Tetovë, Gostivar dhe Manastir.

D-r. Ilir Osmani është oftalmo-kirurg me specializim në kirurgji vitreo-retinale. Nga viti 2012 punon në Sistina Oftalmologija. Fakultetin e mjekësisë e ka mbaruar në Prishtinë kurse specializimin për oftalmologji e ka kryer në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.
është anëtar i dhomës së mjekëve në Kosovë dhe Maqedoni.

“Jam shumë i lumtur me intervenimin e realizuar dhe me sjelljen e personelit në përgjithësi. Shikimin e kam shumë të përmirësuar, duke ju falemnderuar doktorit Ilir Osmani. Edhe më tutje do të vazhdoj të vi në kontrolle në ordinancën në Gostivar” tha zotëri Tefik Emurli.

Zotëri Emurli është pacient i Sistina Oftalmologija, 71 vjeçar me diabet dhe me terapi insulini për 10 vite.

Artikull i sponsoruar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori