LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta vizitoi “Teqen e Madhe” në Rahovec, ku forcat serbe vranë Shejh Myhedin Shehun

Ilir Meta vizitoi “Teqen e Madhe” në Rahovec, ku forcat serbe vranë Shejh Myhedin Shehun

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili të premten mori pjesë në  festën tradicionale të vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2019″ në Rahovec, ka shfrytëzuar rastin për të vizituar edhe “Teqen e Madhe” , vendin ku u vra Shejh Myhedin Shehu.

Meta, përmes një postimi në Facbeook, ka thënë se “gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut…”.

Postimi i Metës:

“Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

Falënderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”. Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.🇦🇱👐🇽🇰”, ka shkruar Meta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori