Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka pranuar Çelësin e Prishtinës nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama. Kjo u bë në kuadër të vizitës që Meta po e zhvillon në Kosovë në ditët e fundit si president i Shqipërisë.
Dy ditë para se zyrtarisht të dorëzojë postin e kryetarit të shtetit, presidenti i Shqipërisë u shpall qytetar nderi i Komunës së Prishtinës.
Gjatë takimit me të parin e Prishtinës, Meta tha se kryeqyteti po tregon se po bëhet një qendër kulturore.
“Jam shumë i lumtur për këtë takim që kemi këtu, jam i lumtur që ju kthye Prishtinës një profesionistë i niveleve më të larta ndërkombëtare dhe është një mesazh i mirë që të gjithë të rinjtë intelektualët tanë që formohen në shkollat më të mira të kthehen dhe të marrin përgjegjësi publike”.
“Më ka impresionuar shumë vizioni juaj që kam dëgjuar në takimin tonë të parë. Mezi pres të shikoj sa më shumë rezultate të këtij vizioni, ndërkohë e di që nuk është e thjeshtë dhe e lehtë”, tha Meta.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e falënderoi presidentin shqiptar për kontributin e tij për Kosovën dhe e ftoi atë të jetë pjesë e ngjarjeve të mëdha kulturore që po mbahen në vend, siç është Manifesta.
“Jeni të mirëseardhur në kryeqytet, e prej sot e tutje jo vetëm si vizitor mirëpo edhe si qytetar i nderit të kryeqytetit. E keni çelësin e kryeqytetit tonë por edhe zemrave tona kështu që shpresoj të vazhdojmë edhe pas postit presidencial të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kryeqyteti tani është edhe i juaji…”
“Prishtina është në këto 100 ditët e ardhshme në kulmin botëror për art e kulturë kështu që mburremi me këtë dhe shpresoj që ta vazhdojmë së bashku, jo vetëm Prishtina por edhe Shqipëria, së bashku jemi një dhe të vazhdojmë si një prej tash e në të ardhmen”, tha Rama.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Ilir Meta është takuar me krerët e institucioneve të shtetit dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel