Ilir Daja flet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, në anën tjetër Ballkani njofton se tifozët mysafir do të mungojnë

Trajneri Ilir Daja pas ndeshjes ndaj Llapit, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-1, foli edhe për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.
Daja kërkoi mbushjen e stadiumit me tifozë për ndeshjen që luhet të enjten, ndërsa kroatët dhe çekët i sheh si favorit të grupit.
“Kemi më shumë kohë për Dinamon. Dinamo dhe Viktoria Plzen janë favoritë në grupin tonë. Me mbështetjen e tifozëve të Suharekës dhe komplet Kosovës që na admirojnë për atë që kemi bërë, do të kemi motiv shumë më të madh nëse stadiumi do të jetë i mbushur. Ka kërkesa të mëdha për bileta. Me mbështetjen e gjithë Kosovës, besoj se do paraqitemi mirë”, është thënë Daja.
Tutje Ballkani ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të jenë të personalizura, ndërsa ka njoftuar se tifozët kroatë nuk do të jenë në stadium pas vendimit të UEFA-s.
“Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta”.
“Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave”.
“Meqenëse prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen”.
“Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë