LAJMI I FUNDIT:

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, vetëm maqedonas

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, vetëm maqedonas

Shoqata maqedonase “Ilinden” në Tiranë ka reaguar ndaj pretendimeve të disa eurodeputetëve bullgarë, të cilët propozuan në Parlaamentin Evropian, që maqedonasit në Shqipëri të regjistrohen dhe të mbrohen si bullgarë. Nga Ilinden thonë se janë të zemëruar për qëndrimin e eurodeputetëve bullgarë Andrej Kovaçev dhe Angel Xhambaski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shoqata maqedonase “Ilinden” në Tiranë dhe dega e saj në Gollo Bërdo zëshëm dhe qartë e përsërit se nuk ka bullgarë në rajonin e Prespës, Gollo Bërdos dhe në gjithë Shqipërinë. Në të njëjtën kohë kujtojmë se në gjithë territorin e Shqipërisnë nuk ka asnjë bullgarë, por vetëm maqedonas”, thuhet në njoftimin e shoqatës Ilinden.
Ata gjithashtu bënë apel për masa kundër politikave denacionalizuese, që sipas tyre tanimë disa vite i udhëhqe Sofje./Telegrafi/


Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë
Lexo po ashtu Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë