Ilda Bejleri, moderatorja që të mbërthen pas vetes

Gazetarja më e njohur e sportit në Shqipëri, që përshkruhet si “trup ëndrrash, Ilda Bejleri, provon adrenalinën e sfidave të forta në televizion dhe bashkë me një seri fotosh epshndjellëse, zbulon detaje të panjohura nga jeta e saj.
Në këtë rrëfim kemi mësuar më shumë për jetën e saj, ndjenjat, dashurinë, arritjet e saj profesionale dhe si është të jesh gjithë kohës në ekran përballë tifozëve kryesisht meshkuj të futbollit.
Je ndier ndonjëherë nën presion dhe në ç’rast e ke përjetuar sportin gati si luftë? Tifozët janë shumë delikatë dhe duhet të tregohesh shumë e kujdesshme kur flet me ta. Ka pasur raste kur jam ndjerë nën presion. Për shembull një rast ka qenë kur më duhej të përballesha me pakënaqësinë e tifozëve kuqezi pas humbjes me Serbinë. Ai ishte një moment shumë delikat, sepse unë e kuptoj se sa të ndjeshëm janë tifozët, megjithatë me duhej të gjykoja më ftohtë duke theksuar se në fund të fundit futbolli mbetet një lojë, e vetëm një skuadër fiton në fushë.
Bazuar në lajmet e fundit thuhet se je larguar nga “Supersport” për një eksperiencë të re televizive. Si është e vërteta? Unë të largohem nga “Supersport”?! Si mund ta bëj unë këtë gjë, kur të gjithë më njohin si Ilda e “Supersportit”! Nuk do e braktisja asnjëherë supersportin, pasi aty unë jam krijuar. Jam imazh i Supersportit dhe gazetare sportive. Aty ndihem si në shtëpinë time.
Ka qenë ambicia jote prezantimi i një spektakli argëtues me përmasa të tilla? Çfarë do të sjellësh ndryshe këtë herë me prezencën televizive? Unë do të vij shumë ndryshe, por njëkohësisht me origjinalitetin dhe spontanitetin që më karakterizon.
Si është jeta e ekspozuar para kamerave. Në ç’rast ndien dëshirën për t’u fshehur? Nuk është e thjeshtë.
Dashuria për ty çfarë është? Dashuria është ajo që të lë natën pa gjumë. Dashuria është ajo ndjenjë që të bën të mbyllësh veshët dhe sytë, dhe të detyron të bësh atë që kërkon zemra.
Për momentin je e plotësuar në dashuri? Jam e lumtur.
Të ka ndodhur të pendohesh për ndonjë vendim që ke marrë në jetë? Përgjithësisht jam person, që nuk nxitohem për vendimet që marr. Edhe pse jam gjaknxehtë si tip, i mendoj mirë gjërat. Për sa kohë kam marrë një vendim nuk ka kthim prapa. Është e kotë të pendohesh.
Je e aftë të tërhiqesh në momentin e duhur nga gjërat që s’funksionojnë? I mendoj mirë gjërat që bëj, dhe po aq mirë di të tërhiqem në momentin e duhur.
Filmi që e ke ndjekur më shumë se një herë? “Propozimi”. E adhuroj atë film, sepse dashuria triumfon mbi gjithçka.
Për cilin mashkull të famshëm i ke thënë vetes: “Ç’botë e mallkuar që s’mund ta takoj!” Për Robert Radford.
Burri yt i ardhshëm do jetë një futbollist? Sa do të pëlqente? Bashkëshortin nuk do mund ta zgjidhja nga profesioni. Ka shumë gjëra më të të rëndësishme për mua. Një njeri që nuk është i bezdisshëm, nuk të kontrollon në çdo moment, i dashur, i sjellshëm dhe sigurisht shumë i bukur.
Është ky partneri që dëshiron në krah? Jo.
Bota e meshkujve është më fantazi se ajo e femrave, apo e kundërta? Mendoj që ka femra me fantazi po aq sa ka edhe meshkuj me fantazi.
Kur e ke provuar errësirën nga një situatë e vështirë? E kam provuar errësirën, por e rëndësishme është që në fund ka pasur dritë gjithmonë. Gabriel Garcia Markez thoshte: “Të gjithë duan të jetojnë në majën e malit, por nuk e kuptojnë që e bukura është kur zbret faqen e pjerrët”. Si do e vlerësonim dritën nëse nuk do të provonim errësirën?!
Çfarë bën dritë në shpirtin tënd? Dashuria.
Si gazetare në profesion, cila është pyetja që i bën shpesh vetes? Si gazetare që jam e pyes shpesh veten për shumë gjëra, saqë ndonjëherë më duhet të pajtohem me faktin se jo çdo gjë që ndodh e ka një “pse”.
Duke u nisur dhe nga spoti i verës së “Digitalb”, deri tani je komentuar si “vajza seksi”. Në konceptin tënd si do e deshifroje peshën e këtij cilësimi? Kjo është një peshë që nuk më rëndon. Nuk ka asgjë të keqe të jesh seksi, për sa kohë nuk je vetëm aq.
Pika jote më e fortë e pamjes? Buzëqeshja, sytë, etj. (qesh)
Femra më e bukur e të gjitha kohërave? Monica Bellucci.
Mashkulli më seksi i momentit? Ka shumë…
Deri ku ka shkuar fantazia e njerëzve për ty aq sa ke thënë: “Edhe këtë s’e kisha imagjinuar”? As vetë nuk e di, aq shumë fantazojnë njerëzit.
Je skllave e modës, apo e ndonjë hobi tjetër? Më pëlqen shumë moda, por asgjë nuk mund të më shndërrojë në skllave.
Je kureshtare të zbulosh anën e errët të njerëzve që të rrethojnë? Shumë.
Ti mund të kesh çfarë dëshiron dhe si? Askush nuk mund të ketë gjithçka që dëshiron në jetë.
E ke vënë ndonjëherë në provë veten dhe për çfarë? Shumë herë, jeta është e tillë dhe duhet të rrezikosh.
Goli më i papërsëritshëm sipas teje? Ka shumë.
“Story”
Foto: Armand Sallabanda




















































