LAJMI I FUNDIT:

Ilaz Kodra pas 20 vitesh kthehet pranë Fehmi Lladrovcit

Ilaz Kodra pas 20 vitesh kthehet pranë Fehmi Lladrovcit

Në sheshin e Drenasit, është zbuluar të martën shtatorja e Ilaz Kodrës, një prej themeluesve të UÇK-së dhe komandant i Brigadës 114.

Në organizmin e presidentit të Kosovës, zbulimi i shtatores u bë me një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, ish-luftëtarë të UÇK-së e familjarë të heroit. Aty u tha se vepra dhe sakrifica e Ilaz Kodrës për liri do të kujtohet gjithmonë.

Krenare Kodra, e cila nuk e takoi babain e saj asnjëherë, iu drejtua sot atyre që kishin shkuar pranë shtatores së Ilaz Kodrës për ta nderuar atë.

Ajo tha se gjeneral Kodra u kthye sot, dhe po njoftohet me Kosovën e lirë e të pavarur.

Këtu, tha Krenarja, po njoftohet edhe me të, meqë lufta nuk e la të priste e ta takonte.

“Sot në ketë përvjetor jubilar, në 20 vjetorin e rënies së tij, kam nderin të prezantoj para jush njërin ndër themeluesit e UÇK-së, komandantin e Brigadës 114, gjeneralin Ilaz Kodra, i cili u kthye përsëri, por tani në një formë tjetër. Babai tani u bashkua me Fehmiun e Xhevën e do të vazhdojnë t’u bashkohen edhe shokët e tyre. U kthye në tokën e vet ku fuqishëm do të qëndrojë gjithmonë, u kthye në vendin ku filluan aksionet e para të UÇK-së. Babi tani do të njihet me Kosovën e pasluftës dhe lirinë dhe brezat e rinj. Për herë të parë do të njihet edhe me mua se lufta nuk la të priste të lindja, e do të bashkohet me miqtë e familjarët”, tha ajo.

Zbulimi i shtatores në Drenas u bë nga përfaqësues të institucioneve dhe vajzat e Ilaz Kodrës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova dhe Drenasi duhet të krenohen me heroin Ilaz Kodra.

E kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci foli për veprën e Ilaz Kodrës dhe brigadën që ai e udhëhiqte.

Ndërsa kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari tha se Ilaz Kodra ishte mik i ngushtë i komandantit legjendar Adem Jashari edhe në kohët më të vështira.

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra kishte marrë drejtimi ne brigadës 114, pas rënies së Fehmi Lladrovcit.

Ai ra heroikisht më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Vërboc, bashkë me Antigona Fazliun, ku kishte shkuar për t’u ndalë në ndihmë popullatës civile.

Në Drenas të martën u përkujtuan edhe 58 dëshmorë e 257 martirë të rënë nga 20 deri më 30 prill në fshatin Shtuticë dhe Vërboc. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori