Mesfushori i ri, Ilaix Moriba ka bërë debutimin e tij në La Liga me Barcelonën në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Deportivo Alavesit.

Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Francisco Trincao (29’, 74’), Lionel Messi (45+, 75’) dhe Junior Firpo (80’) për vendasit, ndërsa për mysafirët Luis Rioja (57’).

Në këtë ndeshjes, Ronald Koeman iu dha hapësira disa lojtarëve të rinj, ku njëri nga ta ishte 18-vjeçari, Ilaix Moriba.

Moriba i tregoi shpejt vlerat e tij, pasi asistoi në golin e parë të shënuar nga Trincao, ndërsa ndihet i lumtur me debutimin.

“Jam vërtet i lumtur që debutoj në La Liga në Camp Nou!”.

“Që kur isha fëmijë, ishte ëndrra ime të luaja këtu ... një ndjenjë e bukur! Força Barça!”, ka shkruar Moriba. /Telegrafi/

telegrafi sport app