Ilaçi më i mirë natyral kundër kollit – përgatitet lehtë dhe vepron menjëherë
Të gjithë ne kemi ose do të kemi probleme me kollin dhe gripin, e veçanërisht gjatë stinës së dimrit, gjë që mund të jetë tejet e bezdisshme.
Mirëpo, përveç që është e bezdisshme, nëse nuk trajtohet siç duhet dhe me kohë, kolli dhe gripi mund të shndërrohet në një sëmundje të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme që gjatë kësaj faze të mos përdorni pilula dhe shurupe të ndryshme, sepse mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore. Në këtë artikull do të mësoni se si ta përgatitni një ilaç shtëpiak kundër kollit.
Pjesa më e mirë e këtij ilaçi është se përgatitet lehtë dhe merr shumë pak kohë.
Përbërësit:
– Pesë gota ujë
– Gjashtë gjethe dafine
– Një limon
– Gjashtë lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe
Merrni një tas, mbusheni me ujë dhe lëreni ashtu derisa të fillon të vlojë. Pastaj, shtojani gjethet e dafinës në ujë dhe lërini ashtu për gjashtë deri në 10 minuta. Pas kësaj, largojeni produktin nga i nxehti, hiqni gjethet dhe lëngun e mbetur vendoseni në një tas xhami.
Shtojani sheqerin dhe shtrydheni një limon.
Përzini të gjithë përbërësit derisa të shpërndahet i gjithë sheqeri.
Sigurohuni që të konsumoni një lugë gjelle të këtij ilaçi tri herë në ditë. Ilaçin duhet ta mbani në frigorifer dhe mund të konsumohet i nxehtë apo i ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert