Iku Rashel Kolaneci, por njihuni me velinën e re të emisionit të Ermal Mamaqit (Foto)

Publiku i emisionit ‘Xing me Ermalin’ me siguri do të mbesë pa fjalë në serinë që do ta transmetohet në ekranin e televizionit ‘Klan’ këtë të shtunë.
E gjitha për shkak të velinës së re të spektaklit të udhëhequr prej këngëtarit dhe aktorit, Ermal Mamaqit.
Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, bukuroshja e re që do të shoqërojë në emision bashkëshortin e Amarda Toskës.
Modelja superseksi me linjat bombastike ka mbërritur enkas nga Italia ku jeton prej vitesh, për t’u bërë pjesë e ‘Xing me Ermalin’.
Bukuroshja bionde me sytë e kaltër numëron rreth nëntë mijë ndjekës në Instagram dhe njihet për fotot tepër provokuese të realizuara gjatë karrierës së saj si fotomodele.
Ndryshe, boksierja e njohur shqiptare Rashel Kolaneci tashmë ka bërë të ditur se do të largohet prej shout televiziv. /xing/telegrafi/





































































