LAJMI I FUNDIT:

IKSN i kërkon Prokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe IKSHPK-së të ndryshojnë prefiksin, nga +381 në +383

IKSN i kërkon Prokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe IKSHPK-së të ndryshojnë prefiksin, nga +381 në +383

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, u është drejtuar me një kërkesë kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, kryesuesit të këshillit gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçajt dhe kryetarit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani në lidhje me përditësimin e numrit të prefixit të Kosovës nga +381 në +383.

Në këtë kërkesë bëhet me dije se këto tri institucione të shtetit të Kosovës e kanë pamundësuar komunikimin nga jashtë vendit përmes telefonave publik, ngase në faqet elektronike akoma të dhënat e tyre i kanë me prefix +381, i cili është ndërruar para dy viteve.


IKSN-ja ka bërë thirrje që të përditësohen këto të dhëna sa më shpejt, duke shtuar se kjo mund të dëmtoj imazhin e Republikës së Kosovës dhe kredibilitetin e institucioneve në fjalë.

“Mos përditësimi i të dhënave në faqet elektronike zyrtare të këtyre institucioneve shumë të rëndësishme, jo vetëm që pamundësojnë komunikimin e qytetarëve dhe institucioneve jashtë vendit, por dëmtojnë shumë imazhin e Republikës së Kosovës si dhe kredibilitetin e vetë institucioneve në fjalë. IKSN u bënë thirrje të gjitha institucioneve të cilat akoma nuk i kanë përditësuar këto të dhëna, sa më parë t’i përditësojnë ata të dhëna zyrtare”, thuhet në këtë kërkesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori