LAJMI I FUNDIT:

​IKSHPK: Variantit “Delta” ia kemi ndalë turrin

​IKSHPK: Variantit “Delta” ia kemi ndalë turrin

Përkundër raportimit të shumë rasteve pozitive dhe vdekjeve nga coronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se “Delta variantit i është ndalë turri”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, IKSHPK thotë se virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.


IKSHPK apelon të respektohen masat dhe rekomandimet e vendosura nga Qeveria.

“Ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet në postimin e institutit.

11 të vdekur dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu 11 të vdekur dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 22 gusht janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,315 kanë vdekur./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori