LAJMI I FUNDIT:

IKSHP: Nëse nuk ndërmerren masa emergjente kundër ndotjes së ajrit, gjendja mund të përkeqësohet (Video)

IKSHP: Nëse nuk ndërmerren masa emergjente kundër ndotjes së ajrit, gjendja mund të përkeqësohet (Video)

Antigona Dervishaj, specialiste e shëndetit publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për gjendjen e cilësisë së ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Dervishaj ka thënë se ndotësi më i madh i ajrit në kryeqytet është KEK-u.

“Qytetarët me të drejtë frikohen për ndotjen e ajrit. Kemi tejkalime të vlerave të ndotjes. 50-70% kemi ndotje nga KEK-u, 10-15% ndotja na vije nga makinat e vjetra, nuk pastrohen rrugët, kemi vende të pakta gjelbëruese, dhe ngrohja me qymyr në sezonin e dimrit”, ka thënë Dervishaj.


Dervishaj theksoi se nëse nuk nëse nuk vetëdijesohemi të gjithë, nëse nuk shtrihet kogjenerimi, nëse nuk ndalohet përdorimi i veturave të vjetra atëherë edhe vitin e ardhshëm do të kemi përkeqësim të situatës.

Ajo ka shtuar se për të parandaluar këtë nuk është dashur që qytetarët të lejohen të blejnë thëngjill.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte shtrirja e kogjenerimit. Edhe bizneset janë ndotës të ajrit, të cilët përveç drurëve, thëngjillit përdorin edhe mjete të tjera për ngrohje siç janë gomat”, u shpreh Dervishaj.

Dervishaj shtoi se edhe viteve të kaluara kemi pasur të dhëna të njëjta me këto sot për ndotjen e ajrit, dhe nuk është ndërmarr ndonjë iniciativë.

“Ne si institut i kemi njoftuar të gjithë akterët relevant, ata arsyetohen se kanë 1% prej buxhetit për ambientin dhe nuk mund të bëjnë diçka”, tha Dervishaj.

Ajo u shpreh se për të penguar ndotjen e ajrit duhet të përdorim trafikun urban, masë tjetër është kontrolla teknike e veturave dhe përdorimi i katalizatorëve, të kemi paraqitje ditore të rezutltateve që qytetari të jetë i informuar me kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori