Drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli – Gjikla, u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës (5 dhjetor), në moshën 41 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

E gjithë redaksia e Telegrafit, të cilët e njihnin me vite si shok dhe si koleg Gjiklën, u tronditën pas lajmit për vdekjen e tij.


Drejtori i portalit Telegrafi për Maqedoni të Veriut, Venhar Ramadani përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se Gjikla ishte krahu i tij i djathtë.

“Ishe krahu im i djathtë Gjikla”, ka shkruar ai.

318485256 1099464780741843 3425018626142229759 n

Edhe, menaxherja e financave dhe e burimeve njerëzore, Donika Hoxha Beka u shpreh se ka humbur një shok dhe kolegë të pazëvendësueshëm.

“Ahh bre Gjikla … sa shumë e dashte jetën e sa shpejte shkove … sot ne humbëm një shok, një kolegë te pazëvendësueshme, pusho i qete” ka shkruar Hoxha-Beka në Facebook.

317931277 1389112838572230 8222991583532809349 n

Ndërsa, kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka shkruar në rrjetin social në Facebook se një njeri si Gjikla do të kujtohet gjithmonë.

“Lamtumirë o njeri i mirë. Lamtumirë o patriot. Do të kujtojmë gjithmonë Gjikla”, tha ai.

meti gjikla

Redaktori Agron Shala, u shpreh se miku i tij Gjikla iku shpejt nga kjo botë, duke cituar dhe një thënie të Xhevdet Bajraj.

“Ike shpejtë nga kjo botë Gjikla. Qofsh i Parajsës miku im. ‘Dhembjen e ndajmë si bukën, dehemi me lot / unë i veshur me rroba solemne / me shuplaka të kthyera kah qielli / bart peshën e pagëzimeve të reja’ (Xhevdet Bajraj)”, ka shkruar ai.

318168572 883095043111706 190612639043848387 n

E, drejtori i Telegrafit, i cili ishte dhe shok ndër vite me Gjiklën, Gentian Lluka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka mbetur pa fjalë pas lajmit të rëndë për vdekjen e tij.

“Gjikla ike herët, jam pa fjalë o vëlla, pusho i qetë, ke me na mungu shumë...”, ka shkruar Lluka.

318603744 1200744970820702 3540277676207626703 n

Zëvendës kryeredaktori, Imran Amiti u shpreh se engjëjt nuk jetojnë në tokë dhe se vendin e kanë në parajsë.

“E dimë, Engjëjt nuk jetojnë në Tokë, vendin e kanë në Parajsë”, ka shkruar ai.

318277203 1343199603116935 3159260509659576293 n

Menaxheri i produkteve digjitale, Egzon Bunjaku shprehu keqardhjen e tij për ikjen e Gjiklës.

“Na le herët Gjikla! ?”, tha ai.

318378379 843399916939603 1913636265648040767 n 1

Jehona Hulaj, gazetare-redaktore ka shkruar në profilin e saj në Facebook se Gjikla do të ju mungojë gjithmonë.

“Do të na mungosh Gjikla. Faleminderit për të gjitha, pusho në paqe”, ka shkruar ajo.

jehona 2 1

Art Loxha dhe Arsim Namani nga social media kanë shkruar se Gjiklën do ta kujtojnë gjithmonë.

“Pusho i qetë Gjikla”, tha Loxha, ndërsa Namani “Do të kujtomë përgjithmonë Gjikla”. Edhe për kameramanin dhe montazhierin, Korab Basha, Gjikla ishte i pazëvendësueshëm.

“Artist, përjet kemi me të kujtu”, ka shkruar ai.

art

arsim

Gazetarja Elfije Boletini përmes profilit të saj në Facebook tha se ikja e Gjiklës ishte tronditëse për të.

“RIP, Gjikla - mbetëm pa kolegun tonë më të mirë, pa bashkëbiseduesin e temave të ndryshme dhe shumë domethënëse. Disa njerëz jetojnë shkurt, por pas vetes lejnë vepra të mëdha.  Shpirti yt u preht në paqe Gjikla, do mbetesh përherë në kujtimet tona”, ka shkruar ajo.

318311825 1980001792204983 6032502786066223172 n

Edhe gazetari i sportit, Romak Zeqiri tha se Telegrafi mbeti pa një njeri të jashtëzakonshëm.

“Telegrafi dhe vendi ynë mbeti pa një njeri të jashtëzakonshëm. Prehu në paqe Gjikla”, tha ai.

318824663 1588283825005994 3871949184541817222 n

Ndërsa, redaktori Kemajl Berisha u shpreh se Gjiklën do ta kujtojë si person të buzëqeshur e të afërt, koleg e shok të mirë.

"Do të kujtojmë si person të buzëqeshur e të afërt, koleg e shok të mirë – Nuk do t’i harroj debatet që kishim në zyrat e Telegrafit. Ishte njeri fantastik! Pusho i qetë Gjikla".

318290736 1111049579613457 6345800631555437238 n

Shumë shok dhe kolegë të tij e kanë njohur dhe si njeri pozitiv, e këtë e rikujtoi edhe gazetari i sportit, Driton Gajraku.

“Ne në Telegrafi mbetëm pa një koleg shembullor, pa një koleg që gjithmonë ka pasur këshilla të mira për secilin nga ne, pa një koleg që e ka dashur punën, por mbi të gjitha pa një koleg që gjithmonë ka frymëzuar pozitivitet! Allahu e past mëshiruar me xhennet Arlind Gjikollin – Gjikla”.

318187951 686156192965400 8040518771912411895 n 1

Arbios Kryeziu, social media – menaxher u shpreh se Gjiklën do ta kujtojë përherë si një njeri nga i cili ka mësuar shumë.

“Një koleg nga i cili mëson shumë, një atdhedashës i madh, një person pozitiv e energjik. Do të kujtojmë çdo herë Gjikla, ngjushllime të gjithë atyre që e njohën.

318550291 861609341654986 4668515223942810801 n

osi ii

Edhe kameramani dhe montazhieri, Korab Basha ka shkruar: "Artist, përjet kemi me të kujtu".

korab

Gazetarja Arigona Bytyçi ka shkruar: “Forever our mentor. Rest in peace Gjikla”, ka shkruar Bytyçi.

arigon

Ndryshe, Telegrafi në emër të stafit për kolegun e pazëvendësueshëm, Arlind Gjikolli kanë shkruar dhe një telegram ngushëllimi. /Telegrafi/