LAJMI I FUNDIT:

IKD: Vetingu do të pastronte institucionet nga zyrtarët e korruptuar

IKD: Vetingu do të pastronte institucionet nga zyrtarët e korruptuar

Në ditën e tretë të “Javës kundër korrupsionit”, koalicioni i OJQ-ve kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë – Nevoja për Vetting”.

Betim Musliu nga IKD tha se në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, sistemi i drejtësisë vazhdimisht është përshkuar me probleme, që sipas tij kryesisht kanë të bëjnë me zvarritjen e lëndëve në Gjykata.


“Ankesat kryesore, janë zvarritja e lëndëve në gjykata. Në çdo raport ndërkombëtar, por edhe ne si organizata, vazhdimisht definicioni i kapjes së sistemit definohet me kapjen e sistemit. Procesi i Vettingut si nevojë është definuar në këtë raport, në atë se çfarë kemi bërë ne. Janë bërë fizkultura të ndryshme që sistemi i drejtësisë t’iu ofrojë imunitet zyrtarëve. Zyrtarët kanë imunitet, nuk ndiqen dhe nuk gjykohen”, tha Musliu.

Sipas tij zyrtarëve të lartë u krijohet amnisti ku siq thotë Musliu nëse një herë ndodh një gjë e tillë, ajo do të jetë e përjetshme, pra zyrtarët e lartë do të amnistohen gjithmonë. T

Musliu tha se skandale ka pasur edhe në Polici duke përmendur vjedhjet në dhomën e dëshmive në Pejë dhe Prishtinë

Musliu ka përmendur edhe përgjimet në rastin “Pronto duke thënë se Prokuroria është lënduar shumë me këto përgjime.

Nehat Idrizi, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, deklaroi se gjykatat performojnë kënaqshëm në vitet e fundit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se Vettingu do të pastrojë institucionet dhe se një gjë e tillë do të duhej të ndodhte tash e sa kohë./kp/