Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka mbajtur konferencë, ku së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe me Sindikatën e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), kanë publikuar “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”.
Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD dhe autor i doracakut, tha se arsyet që kanë dërguar në miratimin e këtij doracaku të tillë ka ardhur për arsye se në vazhdimësi grevat e organizuara, veçanërisht nga sindikatat më të vogla janë kontestuar e për pasojë edhe është bërë cenimi i tyre.
Sipas Jakajt, “përpilimi dhe publikimi i një doracaku të këtillë do të jetë i dobishëm për të gjitha sindikatat që veprojnë në Kosovë, duke ua lehtësuar angazhimin dhe përfshirjen në aktivitete sindikale për të realizuar të drejtat e tyre me shfrytëzimin e mekanizmit kushtetues dhe ligjor të grevave”.
Jakaj përmendi edhe një çështje të rëndësishme që doracaku tregon rrugën e dialogut social para se të një sindikatë të vendosë për grevë. “Para secilit organizim sindikal, siç është greva, sindikata duhet të përdorë mekanizmin e Dialogut Social, procesit me anë të të cilit qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit bashkëpunojnë për të marrë vendime në lidhje me vendin e punës dhe çështjet që lidhen me punësimin”, tha ai, thuhet në komunikatë.
Në fjalën e tij, Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se publikimi i këtij doracaku do t’i ndihmojë sindikatat në realizimin e të gjitha kërkesave ligjore në lidhje me grevën.
Sipas tij, “doracaku është shumë i lehtë për t’u përdorur edhe ka një gjuhë të qëndrueshme juridike, po ka edhe gjuhën të kuptueshme shqipe sepse e di kur kthehet në anë juridike shqipja e merr rëndësinë e vet”
Hykolli, përmendi edhe faktin se doracaku ka përfshirë të gjitha normativat ligjore dhe është i bazuar në ligj.
“Modelet e dhëna janë shumë të kuptueshme në këtë doracak dhe janë të përdorshme. Kanë dhënë këshilla të bollshme, negociatat për të arritur në qëllimet e caktuara. Kjo është e rëndësishme pasi grevat dhe protestat bëhen kur mungon dialogu social. Kur kemi dialog social e minimizojmë grevën”, tha Hykolli.
Edhe Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj përmendi rëndësinë e doracakut ku me këtë doracak ndihmohen sindikatat më të vogla, pasi qeveritë që s’duan dialog mundohen të gjejnë gabime.
“Me këtë doracak iu ndihmohet sindikatave më të vogla, kur mungon dialogu ku e kemi tani shembullin konkret edhe përkundër letrave, shkresave, mungon dialogu faji i Qeverisë”, tha Jasharaj.
Gjithashtu, Jasharaj tha se sindikatat e vogla në mungesë të stafit rrugës gjatë realizimit të grevave për shkak të stresit mund të bëjnë gabime duke mos krijuar këshillin grevist apo duke mos dërguar letra paralajmëruese të nevojshme. Andaj, sipas Jasharajt këto gabime të paqëllimshme të sindikatave duhet të shikohen nga qeveritë me “llupë” apo mikroskop që të dalin para mediave të thonë se sindikatat po bëjnë grevë të jashtëligjshme.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala në fjalën e saj tha se të gjitha sindikatat në të ardhmen kanë mundësi t’i qasen doracakut për greva të shkruar nga IKD.
“Të gjitha sindikatat që në të ardhmen dëshirojnë të shpallin grevë të ligjshme, do të kenë mundësi t’i qasen doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme.”
Ky publikim është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Publikimi është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. IKD është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Trump kritikon ashpër kreun e Bankës Qendrore Amerikane

Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura