Përveç deputetëve e partive politike, tashmë edhe organizatat joqeveritare po kërkojnë që Projektligji për tekste shkollore të kthehet në pikën zero, për shkak të dyshimeve se nuk ka pasur kuorum në ditën që është votuar në Kuvend.
Në një prononcim për Dukagjinin, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se ky proces është monitoruar me precizitet dhe se del që votimi është i dyshimtë.
Sipas tij ky proces duhet të kthehet në pikën zero.
“Si institut i Kosovës për Drejtësi, këtë çështje e kemi monitoru me precizitet dhe kemi parë që votimi për këtë projektligj shihet që është i dyshimtë që ka marrë numrin e votave e mjaftueshme prej 61 sa duhet me marrë pjesë në procesin e votimit. Në këtë rast ky projektligj do duhej që të rikthehej në votim për lexim të parë, që të dihet përfundimisht se a do të kalojë në lexim të parë apo jo nga votimi që është bërë në atë seancë shihet që nuk janë votat e mjaftueshme për kalimin e këtij projektligji”, tha ai.
Jakaj u shpreh se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe administrata duhet të japin përgjegjësi derisa theksoi se në situatën aktuale votimi me mungesë transparence në Kuvend është i dëmshëm për demokracinë parlamentare, raporton Dukagjini.
“IKD konsideron se rezultati ne lidhje me këtë projektligj, kontestimin qe ua kanë bërë organizatat e shoqërisë civile përfshi edhe IKD është i dëmshëm për demokracinë parlamentare gjë për te cilën përgjegjës ne vija politike është kryetari i Kuvendit dhe administrata. Kryetari i Kuvendit do duhej qe për shqetësime te tilla te deklarohet publikisht në seancë plenare dhe të dal me një raport të cilin ai duhet ta nënshkruaj, siç e ka nënshkruar projektligjin kur konstaton se votat janë marrë 62 vota të caktuara”, tha ai.
Ai ritheksoi se procesi i votimit nuk ka legjitimitet dhe se IKD e ka verifikuar që s’ka pasur vota të mjaftueshme për të kaluar projektligji për tekste shkollore.
“Për funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit përgjegjës është kryetari dhe kryesia, me rregullore përgjegjës për çështje administrative përgjigjen kryetari dhe kryesia, pastaj çështjet e tjera ndjeken prej administratës duke përfshi sekretari që zgjidhet prej kryesisë. Përgjegjësia i përket pushtetit politik, të sjellin një njoftim që të nënshkruhet nga kryetari . Si proces nuk ka legjitimitet te plote si shkak i dyshimeve të cilat si IKD i kemi verifiku që s’kanë qenë vota të mjaftueshme për kalimin e këtij projektligji… Si proces është i dyshimtë duhet të kthehet në pikën zero”, tha Jakaj.
Ky projektligj ka ngjallur shqetësime edhe te partitë opozitare dhe disa deputetë të pushtetit, të cilët kanë kërkuar sqarime nga Kuvendi për votimin në fjalë.
Deputetët e opozitës e kanë cilësuar të kontrabanduar projektligjin në fjalë, duke e akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci duke thënë se me qëllim po e shtyn përpara një ligj i cili nuk ka kaluar në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

MPJ e Bullgarisë: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale në Kosovë, psikologia: Natën dilte e qante në heshtje, familja nuk e dinte

Paralajmëron Shaip Kamberi: Emërimi i Demo Berishës si ministër – rrezik për shqiptarët dhe pakicat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit