IHMK: Reshje shumë intensive me rrufe e breshër në disa fshatra të Llapit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se, ashtu siç ishte paralajmëruar, gjatë ditës së sotme në disa pjesë të vendit janë shënuar reshje me intensitet shumë të lartë, të përcjella me shkarkime rrufesh dhe breshër.
Sipas IHMK-së, situata më e theksuar lokalisht ka përfshirë zonën e Llapit.
Në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë) janë regjistruar 15.8 mm reshje, ndërsa vetëm rreth 1 kilometër larg, në fshatin Shajkoc, janë matur 28.2 mm, apo 12.4 mm më shumë.
E gjithë kjo sasi reshjesh ka rënë brenda intervalit 11:00–12:00, çka, sipas institutit, konsiderohet intensitet shumë i lartë.
Nga
Telegrafi
2 orë më parë








































