Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, para ndeshjes me RB Salzburgun ka thënë se është duke ndjekur që një kohë Valon Berishën.

Tare ka folur para ndeshjes që u mbyll 4-2 në të mirë të skuadrës së tij.


Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës, Valon Berisha shënoi gol nga pika e bardhë në këtë ndeshje.

GettyImages 942392934 Valon Berisha duekf festuar . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Jemi duke ndjekur prej kohësh Valon Berishën, jo që është shqiptar, por që është një profil interesant për skuadrën tonë”, ka thënë Tare.

Berisha është duke zhvilluar një sezon ndër më të mirët në karrierë, ndërsa deri më tani në Ligën e Evropës ka shënuar pesë gola.

GettyImages 942393044 Berisha (Getty)

Ai kërkohet edhe nga disa klube në Ligën Premier, me Newcastlen që i prin garës.

Berisha është ndër lojtarët kryesor të Kosovës, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e fundit ku fituam me Madagaskarin (1-0) dhe Burkina Fason (2-0)./Telegrafi/

telegrafi sport app