LAJMI I FUNDIT:

Idrizovë, nxënësit shqiptarë bojkotojnë mësimin

Idrizovë, nxënësit shqiptarë bojkotojnë mësimin
Foto: TV21

Nxënësit e fshatit Idrizovë, të cilët kanë mbaruar klasën e pestë, e tani në klasën e gjashtë nuk mund të mësojnë në gjuhën shqipe. Për këtë shkak ata sot bojkotuan mësimin.

Prindërit thonë se funksionarët i shkelën premtimet që i dhanë.

“Paralelja që tash duhet të jetë në klasën e gjashtë, janë 13 nxënës të cilët duhet të vazhdojnë, mirëpo na nuk do pranojmë për me i dërguar në ndonjë vend tjetër, sepse i kemi dërguar dy vjet me radhë duke menduar që ata e respektojnë marrëveshjen. Ne e kemi respektua marrëveshjen si prindër, ndërsa shteti fatkeqësisht e ka humbur demokracinë”, tha Bajram Bejta – prind.

Prindërit thonë se nuk dinë çfarë të bëjnë, fëmijët duan të mësojnë por nuk kanë kushte.

E nxënësit thonë se këtë ditë e pritën me shumë qejf, por sot po rrinë vetëm tek dera e shkollës “Njegosh”

“Arsyeja pse po rri këtu është sepse dua të hapet shkolla e re këtu në Idrizovë dhe të mësojmë të gjithë bashkë me shokët, në vendin tonë e jo të shkojmë nëpër shkolla tjera”, shtoi nxënësi.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tash e një vit nuk po mundet ta çojë përpara procedurën burokratike për ndërtimin e një shkolle në Idrizovë.

“Komuna e Gazi babës ka procedurë për përgatitjen e projektit për atë shkollë, projekti deri te ministria e Arsimit deri sot ka kur do të kalojnë të gjithë këto punë teknike, dokumente leje për ndërtim dhe të gjitha këto atje nuk do të ketë asnjë problem”, deklaroi Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Prindërit thonë se 80 nxënës janë nga fshati Idrizovë që duan të mësojnë në shqip në shkollën fillore në Njegosh.

Ndërsa për shkak të mungesës së paraleles shqipe nga klasa e 5 deri në të 9 janë detyruar që nxënësit t’i regjistrojnë në shkolla tjera të qytetit./TV21/