LAJMI I FUNDIT:

Idrizi takon kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi

Idrizi takon kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor e Malit të Zi,  të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij Këshilli.

Idrizi ka njoftuar delegacionin me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.


Ai me theks të veçantë foli për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, ai përmendi disa qëllime kryesore që kanë për detyrë të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor, ngritjen e besimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, kryetari Këshillit të Malit të Zi,  Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi.

Vukçeviç, gjithashtu, e përgëzoi kryesuesin e KGjK-së, Idrizi për emërimin e  Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtarë të bordit të Rrjetin Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor.

Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për institucionet që ata drejtojnë për të këmbyer eksperienca pozitive.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Mali i Zi do të vizitoi Këshillin Prokurorial të Kosovës, Fakultetin Juridik të Prishtinës si dhe Akademinë e Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori