Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vlefshme, por shumë të vështirë në udhëtim te Besa e Pejës (2-1).

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa tregon se çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes:


“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psiçikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës".

154354922 1906873086127072 5532928770264788294 n

"Jemi treguar cinik në mundësitë që kemi patur dhe kemi realizuar dy gola. Mund të thm se jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, ka deklaruar Idrizi.

Trepça ’89 tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare dhe ka të grumbulluara 31 pikë.

Në takimin e radhës ‘minatorët’ e presin në shtëpi Feronikelin. /Telegrafi/

telegrafi sport app