LAJMI I FUNDIT:

Idrissa Gueye mungoi në fitoren e PSG-së ndaj Montpellier, shkaku që nuk dëshironte të vishte fanellën me ngjyrat e komunitetit LGBT

Idrissa Gueye mungoi në fitoren e PSG-së ndaj Montpellier, shkaku që nuk dëshironte të vishte fanellën me ngjyrat e komunitetit LGBT

Idrissa Gana Gueye mungoi në fitoren e Paris Saint Germain ndaj Montpellier të shtunën sepse nuk donte të luante me një fanellë me flamurin e ylberit, sipas raportimeve në mediat franceze.

PSG mundi kundërshtarin 4-0 në Stade de la Mosson, me Lionel Messin që shënoi një dygolësh për skuadrën e Mauricio Pochettino.

Ish-mesfushori i Evertonit, Gueye udhëtoi me skuadrën e PSG-së, por mungoi në listën e ekipit të tyre, me Pochettino më vonë zbuloi se lojtari “u desh të largohej nga grumbullimi për arsye personale. Por, ai nuk është i lënduar”.


Lionel Messi shënon dy gola të bukur në pjesën e parë ndaj Montpellierit
Lexo po ashtu Lionel Messi shënon dy gola të bukur në pjesën e parë ndaj Montpellierit

Mungesa e Gueye ngriti pikëpyetje nëse ai e kishte humbur ndeshjen sepse refuzoi të vishte fanellën me flamurin e ylberit, simbolin e komunitetit LGBTQ+.

Të gjitha ndeshjet e Ligue 1 fundjavën e kaluar shfaqën flamurin në numrat e fanellave të lojtarëve dhe shiritat e kapitenëve si pjesë e një nisme për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë më 17 maj.

Raportimet e të përditshmeve franceze L’Équipe dhe Le Parisien theksuan se Gueye kishte humbur të njëjtin raund të ndeshjeve sezonin e kaluar për atë që u raportua në atë kohë si “probleme me stomakun”.

Përfaqësuesit e Gueye mohuan se ai e kishte bojkotuar ndeshjen sezonin e kaluar, por ende nuk kanë dhënë një deklaratë për mungesën e tij të shtunën.

Megjithatë, RMC Sport pretendon se mungesa e Gueye ishte me të vërtetë për shkak të refuzimit të tij për të veshur një fanellë me flamurin e ylberit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori