Identiteti i maqedonasve pritet të jetë një nga pikat më të nxehta në dialogun me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias se përveç debatit për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për emrin duhet të diskutohet edhe për identitetin, ka reaguar shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov duke thënë se hapja e kësaj çështjeje do ta bënte të pamundur zgjidhjen e kontestit me Greqinë.
“Është shumë me rëndësi që çështjet që kanë të bëjnë me identitetin të tërhiqen nga procesi për emrin, pasi kjo asnjëherë nuk do të zgjidh problemin. Është me rëndësi që ta vazhdojmë me këtë proces të afrimit, mirëkuptimit për çështjet që janë të ndjeshme për ne si popull. Nuk është mirë as në aspektin historik, por edhe për Evropën që në vitin 2017 të kontestohet identiteti i një shteti fqinj, në veçanti kur kemi parasysh se bëhet fjalë për shtet fqinj që nuk është pjesë e BE-së”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov duke theksuar gatishmërinë e Qeverisë për një qasje sa më pozitive për kapërcimin e këtij procesi shumëvjeçar, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Debati lidhur me çështjen e identitetit komentohet në forma të ndryshme nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se krahas emrit duhet të mbyllet edhe debati për identitetin, pasi pa një qartësim të këtij problemi nuk mund të ketë zgjidhje të kontestit të emrit.
“Çështja e identitetit është çështje e diskutueshme, është diskutueshme në kuptimin se çfarë është identiteti. Tendenca e maqedonasve është që identitet të llogarisin Maqedoninë Antike, atë që grekët asnjëherë nuk do ta lejojnë. Identiteti i maqedonasve duhet të jetë identiteti sllav, ai që është edhe real. Pra, edhe nëse negociohet për identitetin duhet të negociohet në këtë drejtim. Vlerësoj se nuk është fjala për zhbërjen e maqedonasve, apo për zhdukjen e identitetin, por kthimin e tyre në identiteti, pra dallimin mes maqedonasve antik dhe maqedonasve sllav, përkundrazi nëse kjo nuk ndodhë nuk besoj se mund të zgjidhet ky problem”, thotë Demiri.
Nga ana tjetër, Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare ndalet në sferat tjera po ashtu të rëndësishme sipas tij në procesin e integrimit të vendit. Maqedonia sipas tij ka nevojë që krahas angazhimit për zgjidhjen e çështjes së emrit, të punojë edhe në sfera tjera, siç janë sundimi i ligjit, depolitizimi i institucioneve, liria e mediave e pavarësia e gjyqësorit.
“Pra, ne doemos duhet të bëjnë këtë reforma që i përmenda, pasi nuk mjafton vetëm se qëndrimi deklarativ dhe vullneti serioz se ne dëshirojmë të vazhdojmë me procesin e eurointegrimit, por domosdoshmërish duhet të punojmë në përmirësimin e problemeve të brendshme që i kemi, pra lidhur me sundimin e ligjit dhe depolitizimin e institucioneve. Puna e sinqertë, serioze dhe me devotshmëri mendoj se mund të prodhojë rezultat që përshpejtohet procesi i eurointegrimit”, thotë Kadriu.
Aktivitet më instensive mes dy palëve janë paralajmëruar nga fundi apo fillimi i vitit të ardhshëm. Ndërmjetësi i OKB-së, Mathhew Nimetz nuk e ka përjashtuar mundësinë që nga pranvera të dalë edhe me ndonjë propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve që kanë bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025