LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet gruaja e pajetë në plazhin e Durrësit, policia: Dyshohet se u mbyt

Identifikohet gruaja e pajetë në plazhin e Durrësit, policia: Dyshohet se u mbyt

Policia e Durrësit ka njoftuar se është identifikuar trupi i pajetë i gruas që u gjet e pajetë paraditen e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se trupi i përket një gruaje nga Tirana e moshës 53-vjeçare me inicialet A.L.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se gruaja është rrëzuar aksidentalisht dhe është mbytur në det.

Megjithatë grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.