LAJMI I FUNDIT:

Identifikimi i shqiptarit pa tirq dhe qeleshe

Eksperti shqiptar për çështje ekonomike dhe njohës i procesit të globalizmit, Ardian Civici, do ta parafrazonte shprehjen latine, “Hannibal ante portas” për të paralajmëruar se sa fuqishëm po troket globalizmi në të gjithë planetin dhe se ku gjenden disa nga shoqëritë e sotme përballë tij.

Apo një mik i imi duke e zhveshur këtë fenomen në trajtën paksa më banale do të thoshte, se po t’ia shtrosh shqiptarit kudo që flet shqip pyetjen se sa për qind ka veshje a mbathje vendore apo të huaj në gjithë trupin e tij, do të mund ta merrnit përafërsisht këtë përgjigje: se këpucët që i mbanë janë prodhim kinez, që i ka blerë ne Fresh Store në Prishtinë, kravatën si zakonisht nga firma Armani, pantallonat të firmës Jeans, bluza Lacoste dhe rripin e lëkurës Levis. Një tablo e një mostre se si duket afërsisht i veshur qytetari ynë sot.

Kjo pamje me shumë kuptime të shtynë që ta kapësh nëpërmes saj, jo vetëm dukjen e jashtme të tij, por të kuptosh realitetin se çfarë po ndodh në brendësinë e shqiptarit, që e nisi diku me tirqit dhe qeleshet dhe përfundoi me Jeans e deri në Nike.

Globalizimi i produkteve është një fenomen, i cili po rritet e zhvillohet me premisa ta unifikojë botën jo vetëm nga dukja e qytetarit, si shembull nëpërmes Jeans duke e nxjerrë atë gjithnjë nga përmbajtja dhe origjinaliteti.

Në këtë vorbull të zhvillimeve me shpejtësi të pamatshme për logjikën e shoqërive “konsumatore”, pak duket se ka refleksione nga shqiptarët se si ta përcaktojnë vetën në shekullin XXI, që të folurit dhe dukjen e tyre ta kenë ma shume vendore, jo me tirqit e gjyshit apo qeleshen, por sipas një modeli që identifikon një shoqëri moderne, e cila e ka aftësinë e reprodukimit të të mirave materiale duke e bërë atë konkurrente në ekonominë e një tregu global, e cila e ka kapërdirë çdo pjesë të botës.

Një gjë për të cilën sot po i referohet suksesit të madh ekonomik me mburrje, duke i ruajtur tiparet e origjinalitetit, është Kina, jo më siç e përkufizohej nga gjeografët e dikurshëm si Lindja e Largët, por çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një “Lindje të Afërt” për të gjitha pikat e globit.

Vend që ekspertët e çështjeve ekonomike në nivel botëror kanë zënë të flasin me zili, duke e pasqyruar me shifra të mëdha makro-ekonomike në të gjitha fushat, e cila po e rangon Kinën në pozitat më të larta, sa pak vende para saj mbahen të pasigurta në ranglistën botërore.

Nëse flitet për një origjinalitet të sistemit ekonomik dhe politik të dallueshëm me vendet të tjera të botës, shqiptarit mund t’i ketë ikur rastësisht koha nga kujtesa duke e identifikuar gabimisht Kinën me kohën e Maos.

Me krahasimet për dy vende të kontinenteve të ndryshme mund të duken jo adekuate, qëllimi i shtruarjes së kësaj teme pretendon që të grisë sadopak vëmendjen e atyre ekspertëve shqiptarë që i bëjnë politikat e zhvillimit ekonomik në nivel vendi; se gjatë hartimit të strategjisë nacionale të ketë më shumë interesim se si ta përfillin “origjinalitetin” shqiptar të zhvillimit ekonomik mbi bazën e specifikave që na dallojnë, jo vetëm me vendet e rajonit, duke iu shmangur improvizimeve jo produktive të aplikimit të metodave brenda politikave të sistemit ekonomik.

Thelbi i krejt kësaj çështje është se si të orientohet kahu i ndryshimit të gjendjes ekonomike te shqiptarët; le të shërbejë spektri i artikujve të huaj në konsumin e përditshëm, që disa prej tyre nuk kanë kosto të lartë të prodhimit në vend; dhe të përgatitet një ambient prodhimi dhe biznesi, për të nisur një etapë e re që shqiptari i veshur në Jeans, Armani në Lacoste, një ditë të mund ta shihni të veshur më ndryshe, që duket shqiptar edhe kur nuk mban tirq dhe qeleshe.

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori